“Po nuk u vrave nuk rritesh”… i tha një prind vajzës së vogël pas një përplasje me një fëmijë tjetër. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte buzqeshja e vajzës në lotë, sikur donte t’i gëzohej situatës së “rritjes” të saj.
Në këtë rast prindi duke dashur të qetësojë fëmijën dhe duke rënë pre e disa “aforizmave” të kulturës tonë edukon fëmijën në një moshën kaq të vogël të pranojë dhimbjen apo dhunën si një formë rritjeje apo maturiteti në jetë; qoftë dhe komentet kur fëmija lëndohet gjatë lojës.
” Eja ta rrafim karrigen e keqe bam bam” ndikon gjithashtu në promovimin e dhunës duke nxitur tek fëmijët “hakmarrjembapasi dikush i lëndon edhe kur është e pa qëllimshme, apo edhe për të zgjidhur çdo situatë me dhunë ndërmjet bashkëmoshatarëve të tyre.
Komente të tilla dëgjohen shpesh në përditshmërinë tonë duke u përforcuar në vazhdimësi, dhe duke kultivuar fëmijë heshtës dhe të dhunshëm.
Prindërit duhet të tregohen sa më të kujdesshëm në mënyrën se si artikulohen, sa më empatikë në dhimbjen e tyre edhe kur atyre u duket e vogël, dhe t’i lejojnë fëmijët të lotojnë duke mos i penguar me gracka të tilla fjalësh.
𝓓𝓻𝓲𝓵𝓸𝓷𝓪 𝓢𝓱𝓮𝓱𝓪𝓳 𝓐𝓫𝓪𝔃𝓪𝓳