LOTËT NUK JANË DOBËSI…
𝓝𝓳𝓮𝓻𝔃𝓲𝓽 𝓺𝓪𝓳𝓷𝓮 𝓳𝓸 𝓼𝓮𝓹𝓼𝓮 𝓳𝓪𝓷𝓮 𝓽𝓮 𝓭𝓸𝓫𝓮𝓽, 𝓪𝓽𝓪 𝓺𝓪𝓳𝓷𝓮 𝓼𝓮𝓹𝓼𝓮 𝓴𝓪𝓷𝓮 𝓺𝓮𝓷𝓮 “𝓽𝓮 𝓯𝓸𝓻𝓽𝓮” 𝓹𝓮𝓻 𝓼𝓱𝓾𝓶𝓮 𝓴𝓸𝓱𝓮”
Ne nuk duhet të ndjehemi të turpëruar apo të ndjejmë frikë për të shfaqur emocionet tona qofshin këto edhe me anë të lotëve, pasi të qash nuk të bënë kurrsesi të dobët, por është një proçes i shëndetshëm force.
Të imponuarit që në vogëli për mos të qarë dhe për të ndrydhur emocionet tona, ka sjelle më pas vështiresine për t’i shprehur dhe të ndjerit i penguar për të qarë, edhe pse të qash është një përvojë emocionuese dhe pastruese.
Përtej arsyeve dhe situatave, e qara është një domosdoshmëri dhe prehje emocionale e cila na bën mirë dhe na largon të gjitha ndjesite negative që jemi duke përjetuar. Ne qajmë për kaq shumë arsye si zemërimi, mbingarkesa, lumturia, e cila është një formë gadishmërie për të lëshuar jashtë qënies tonë këto përshtjellim ndjenjash.
Të gjithë ne e kemi të nevojshme herë pas here për një britmë të mirë lotësh, në situata ku jemi thyer dhe jemi në limitet e durimit. Pasi kur ne qajmë lëshojmë ndjenjat që janë grumbulluar dhe frustracionet tona që kanë kaq kohë që duan të lirohen, gjithashtu çlirojmë dhe energjine sfilitëse të mbyllur brenda nesh.
Prandaj kur lind kjo dëshirë ne nuk duhet të përmbahemi, nuk duhet të gjykojmë veten dhe nuk duhet të turpërohemi sepse duam të nxjerrim jashtë ndjesite tona. Gjithashtu e qara na sjell një sërë benefitesh në mireqënien tonë si lehtësimin e stresit dhe çlirimin e toksinave duke qenë një formë pastrimi pë shpirtin dhe trupin tonë.
Kur ne qajmë për shkak të stresit dhe ankthit lotët që prodhojmë zhdukin kimikatet që rrisin kortizolin të njohur si hormoni i stresit.
Nxjerrja jashtë me një klithmë të mirë lotësh është një mënyrë e shkëlqyeshme për të larguar trishtimin, ankthin, agresionin etj.
Mbajtja e bagazhit emocional dhe e një peshe mbi supe nuk është mirë për askënd, e cila mund të ndikoje në shëndetin tonë mendor, pra le të lirohemi prej tyre.
Po aq e qara sjellë të mira në shëndetin tonë mendor, dhe emocional dhe sa herë ndjem nevojën për ta bërë këtë nuk duhet të ngurojmë sepse më pas kjo do bëjë që të ndjehemi më të shplodhur duke mos lënë ndjenjat tona të acarohen brenda nesh.
Vetë lotët janë një formë medikamenti që shëron qënien tonë, edhe nga hulumtimet tregohet që e qara përtej çlirimit të toksinave që vret bakteret por ndihmonë në mbajtjen gjallë të sistemit tonë imunitar dhe luftimin e infeksioneve.
Pra të qarët është në rregull, dhe nuk na bën as më të vegjël dhe as individ më të dobët në shoqëri, edukimi rreth këtij proçesi duhet të jetë sa më informues dhe suportues për fëmijët, pasi kur ne qajmë ne përjetojmë rritje dhe lëshojmë prangat që na lidhin me dhimbjet tona duke lëshuar presionet tona të brendshme.
𝓓𝓻𝓲𝓵𝓸𝓷𝓪 𝓢𝓱𝓮𝓱𝓪𝓳 𝓐𝓫𝓪𝔃𝓪𝓳