“Sa vjeçe je? Ke fëmijë? A punon?” Si duhet t’u përgjigjemi “gërrmuesve kureshtarë”

Nga Drilona Abazaj, psikologe
Prej disa vitesh pyetjet më të shpeshta që më bëjnë janë:
– Sa vjeçe je? Ke fëmijë? Çfarë i ke? Dhe pyetja tipike e cila nuk mungon kurrë në “skaletën” e shoqërisë sonë:
– A punon? Dhe ku? E më pas vërshojnë pyetjet kureshtare për të ditur rreth profesionit…etj etj etj.
Dhe unë u përgjigjem po punoj, kujdesem për shtëpinë, për fëmijët, bashkëshortin, po ndjek studimet që kërkojnë shumë punë dhe mund, punoj për faqen që tashmë prej dy vitesh jam angazhuar me punime artistike, gjithashtu dhe shkruaj poezi, artikuj psikologjikë, dhe jam duke përfunduar një përrallë për fëmijë ku trajton fenomenin e bullizmit.
Edhe pas këtyre proceseve mendore dhe fizike që unë ushtroj, mentaliteti i shoqërisë tonë nuk i vlerëson si punë. Dhe madje përtej buzës në gaz nga përgjigja që unë u jap, me doza ironie dhe zhvlerësuese vazhdojnë duke të të informuar se ç’është në të vërtetë puna dhe profesioni.
Dhe meqënëse njerëzit, kulturalisht janë të paedukuar për të kuptuar që këto janë pyetje konfidenciale për t’ja bërë dikujt, duhet me patjetër të jenë më të qartë në pyetjet që bëjnë.
Duke e pasuruar fjalorin e tyre, dhe duke i zëvëndësuar me këto:
“- Mundem t’ju pyes, çfarë profesioni keni dhe a e ushtroni atë?
Dhe derisa ne t’u përcaktojmë limitet “gërrmuesve kureshtarë” të cilët mund t’i hasim kudo; në ashensor, në një park lodrash, në një miqësi të përbashkët, apo edhe në barin ku konsumojmë kafen, do të na duhet edhe për shumë kohë të dëgjojmë se si puna konceptohet vetëm në aspektin profesional.

Add Your Comment