Nga Drilona Abazaj, psikologe
Abuzimet seksuale do të vazhdojnë për aq kohë sa shoqëritë frikësohen vetëm që fëmijët e tyre mos të jenë pre e grabitqarëve seksualë dhe askush nuk shqetësohet që dhunuesi mund të jetë vetë fëmija i tyre.
● Edukimi rreth informimit, privatësisë dhe mbrojtjes trupore të fëmijëve duhet të jetë po aq i kujdesshëm sa dhe edukimi për mos të qenë vetë ata abuzuesit.
● Informimi rreth procesit të tyre biologjik është shumë i rëndësishëm për fëmijët, ereksioni tek djemtë ndodh që në vogëli dhe ata duhet të kuptojnë dhe të marrin përgjigje rreth ndryshimeve që po ndodhin në organet e tyre gjenitale.
● Jini të kujdeshëm ndaj emocioneve të tyre, komunikimi rreth tyre do të mundësojë në qartësinë dhe shprehjen e tyre duke kuptuar dhe ndjesitë e të tjerëve.
● Kultivoni tek fëmijët empatinë; kjo do i bënte ata më njerëzorë dhe më të paqtë në shoqëri.
● Shpjegojuni që limitet tona janë po aq të rëndësishme sa dhe limitet e të tjerëve.
● Jini vigjilent ndaj ndryshimeve të sjelljeve të tyre, duke u kujdesur në vazhdimësi që informacionet e shëndetshme mund t’ua servirni ju, duke ndihmuar në këtë rast që të mos bien pre e pornografisë.
● Flisni me ata rreth gjinisë tjetër se sa qënie të bukura dhe të forta janë dhe sa të kujdesshëm duhet të jenë në qasje ndaj tyre.
● Tregojuni që marrëdhëniet seksuale janë të shëndetshme kur kanë një cikël moshor të përshtatshëm për t’u kryer dhe duhet të jenë të aprovuara nga personi tjetër dhe kurrsesi të detyruara.
● Shpjegojini se cilat janë sjelljet abuzuese, shantazhuese dhe kërcënuese duke i argumentuar sa më qartë dhe çfarë sjellin këto më pas si në aspektin emocional te të tjerët dhe përgjegjësinë ligjore që bie mbi ata që kryejnë këto sjellje kriminale.
● Jini ndihmues në përzgjedhjen e shoqërive të mira duke mos qenë imponues, kritikues dhe mbytës ndaj tyre, por duke qenë të hapur rreth bisedave se si të evitojmë përfshirjen në miqësi të dëmshme.
● Mos i konsideroni tema tabu dhe mos prisni të informimit rreth lëndëve narkotike vetëm nga instituticionet shkollore.
● Tregojuni që jeni aty në çdo kohë për t’i dëgjuar dhe për t’i kuptuar për çdo problem që ata kanë, dhe gjithmonë ka një zgjidhje për çdo situatë frustruese ku ata ndodhen.
● Mësojini që refuzimi ndaj një pëlqimi apo dëshire që ata kanë ndaj një personi nuk do të thotë zhvlerësim ndaj tyre, dhe askush nuk ka për qëllim të lëndojë askënd, thjesht duhen respektuar dhe pranuar.
● Mësojuni që forca nuk matet me gjatësi, muskuj, dhe me organin e tyre gjenital dhe një djalë nuk duhet kurrsesi t’i përdorë këto si mjete kërcënuese për të arritur qëllimet e veta në jetë.