Reflektim nga Drilona Abazaj, psikologe
Ende virgjëria konsiderohet tempull shenjtërimi nga një masë e individëve ku kryesisht gjinia mashkullore janë trumbetuesit më të mëdhenj të legjitimitetin të këtij fenomeni, ku për pasojë ka vijuar me ngarkimin e përgjegjësisë frustruese te gjinia femërore të cilave u është dashur të sigurojnë me rrugë mjekësore virgjërinë e tyre të humbur, dhe jo rrallë herë të shoqëruara nga famijarët e tyre.
Për aq kohë sa shoqëria e promovon virgjërinë si cilësi gati të mbinatyrshme dhe duke shpallur me anë të saj moralitetin më të lartë që përfaqëson femrat, do të na duhet të dëgjojmë për një kohë të gjatë djem dhe burra që pretendojnë të kenë vajza të “pa prekura” dhe histori vajzash të cilat u është dashur për shkak të këtij mentaliteti primitiv të aktrojnë dhe të “qepen” për të siguruar një lidhje martesore të “përjetshme”.
Po sa njohuri kanë individët rreth virgjërisë?
Sa nga ata që me ngulm i mëshojnë “teorisë” për të qenë të parët në marrëdhëniet seksuale të një vajze njohin këtë shtresë të hollë lëkure që mbulon hapjen vaginale dhe që çahet kur penetrohet për herë të parë quhet himen?
Që gjatë marrëdhënies seksuale shoqërohet me gjakderdhje te femrat por mund të ndodhë që nuk mund të kenë gjakderdhje për arsye që nuk kanë himen të zhvilluar në organin e tyre gjenital?
Sa informohen rreth këtij fenomeni vajzat, dhe si gjenden më pas emocionalisht mbas këtij himeni të munguar? Ku përtej frikës, turpërimit që mund të ndjejnë në një situatë të tillë, zhgënjimit që nuk mundën dot të kënaqnin egon e patnerit të tyre, u duhet të përballen dhe me ndjenja vetfajësimi. Ku shpesh herë kjo më pas ka sjellë ofendime, zhvlerësim dhe braktisje nga partnerët e tyre.
Prandaj është kaq i rëndësishëm edukimi seksual, komunikimi rreth zbehjes së mentalitetit kulturor i cili fatkqësisht vazhdon të prekë mendësitë e individëve.
Për të mos patur keqinformime duhet t’u japim përgjigje të qarta të pasuruara me informacion të shëndetshëm çdo pyetje që adoleshentët kanë.
Për të mos u ndjerë emocionalisht të trysnuar dhe zbehur bindjet individëve që kanë të brendësuar qëllimin për ta arritur si trofe zhvirgjërimin e partnereve të tyre, dhe tek ato që dëshpërimisht kërkojnë të kenë himen për vërtetësinë e puritetit duke u dyndur nëpër klinikat gjinekologjike të cilat po aq sa vetë shoqëria bëhen shkak për nxitjen e kësaj mëndësie.