Vetëvlerësimi në fëmijëri, këshilla për ta zhvilluar. Nga Drilona Abazaj, psikologe

Vetëvlerësimi pozitiv është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do të sigurojë mirëqenien e tij dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm.

Vetëvlerësimi është baza e inteligjencës emocionale që do ta ndihmojë atë të njohë, pranojë dhe menaxhojë emocionet e tij.

Është baza e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të tij shoqërore, sepse vetëvlerësimi do t’i lejojë atij të mos e lërë veten të rrëmbehet nga të tjerët, të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të mos manipulohet.

Vetëvlerësimi pozitiv do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij, pasi nuk do të dorëzohet lehtë përballë zhgënjimeve apo dështimeve, të cilat do të jetë në gjendje t’i tolerojë, pa u ndjerë në faj dhe të ketë besim në aftësitë e veta.

Për këto arsye, ne të rriturit duhet të promovojmë zhvillimin e vetëvlerësimit të shëndetshëm tek fëmijët.

𝑺𝒊 𝒕ë 𝒌𝒖𝒍𝒕𝒊𝒗𝒐𝒋𝒎ë 𝒗𝒆𝒕𝒗𝒍𝒆𝒓𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒕𝒆 𝒇ë𝒎𝒊𝒋ë𝒕:

🌸 Bëjeni të ndihet i rëndësishëm, i respektuar duke nxjerrë në pah gjithmonë pozitivitetin e tij.

🌸Merrni në konsideratë idetë, opinionet e tij dhe ndihmojeni t’i shprehë ato.

🌸Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija juaj e percepton imazhin që keni për të.

🌸Matini fjalët që përdorni dhe shmangni komentet negative.

🌸Nëse duhet të bëni një kritikë, bëjeni në mënyrë konstruktive.

🌸Jepni gjithmonë komplimente të besueshme dhe shpërblyese.

🌸Shmangni etiketimet dhe krahasimet.

🌸 Vini në pah cilësitë që ata kanë, dhe përgëzojini për arritjet dhe talentet e tyre.

🌸 Jini empatik dhe dëgjues të mirë ndaj tyre.

Add Your Comment