3 zakonet e përditshme të njerëzve të lumtur

Lumturia është një koncept i ndryshëm në kultura të ndryshme e njerëz të ndryshëm, megjithatë duket se njerëzit e lumtur kanë disa të përbashkëta.

Zakonet e njerëzve që duken gjithmonë të lumtur

Vendosin qëllimet e duhura

Qëllimet që njerëzit vendosin e më pas ndjekin gjatë jetës, ndikojnë në lumturinë e tyre afatgjatë. Sipas studimeve, jemi më të lumtur kur ndjekim qëllimet që na lidhin me njerëzit e tjerë.

Përqendrohen në anën pozitive

Shumë pak gjëra janë plotësisht të mira ose plotësisht të këqija. Shumica e përvojave kanë disa elemente pozitive dhe disa negative. Njerëzit e lumtur kanë tendencë të përqendrohen në gjërat pozitive dhe të lejojnë që ngjarjet negative të zbehen në sfond.

I falin të tjerët

Një gjë që njerëzit e lumtur bëjnë mirë është që falin të tjerët. Avantazhi i faljes është se ju mundëson të harroni detajet e asaj që dikush bëri dhe që ju shqetësoi. Si rezultat, nuk do t’ju kujtohen të gjitha ato gjëra negative kur t’i shihni në të ardhmen.

Add Your Comment