8 kritere për t’u mbajtur parasysh për diagnozat e çrregullimeve të të nxënit. Nga Lorela Garuli

Ka disa faktorë që duhen marrë parasysh apo duhen përjashtuar përpara se të nisë procesi i vlerësimit dhe të bëhet diagnoza e ndonjë prej crregullimeve të të nxënit.

1. Fillimisht duhet kuptuar nëse vështirësitë që fëmija shfaq janë pjesë e natyrshme e ciklit shkollor dhe e fazës që e shoqëron atë apo janë tregues të mundshëm të ndonjë crregullimi në të nxënë. Kur fëmijët nisin shkollën është e kuptueshme që në hapat e parë të tyre të kenë vështirësi dhe pasiguri, por ato kalojnë sapo fëmija përshtatet me mjedisin dhe sistemin shkollor, kërkesat dhe detyrat.

2. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet koha e fillimit në të cilën shfaqen këto vështirësi. Nëse është fjala për crregullime në të nxënë natyrisht pritet që këto të shfaqen në periudhën e fillimit të shkollës, gjatë klasës së parë ose të dytë fillore. Ndërsa, nëse performanca shkollore e fëmijës me kalimin e kohës fillon të bjerë, kjo mund të ndodhë për disa arsye të tjera dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për crregullime të të mësuarit.

3. Në vijim, është e rëndësishme mosha e fëmijës që po i nënshtrohet vlerësimit, sepse dhe crregullimet e të nxënit kanë prognozën e vet. Kjo do të thotë që i njëjti crregullim, në varësi të moshës shfaq aspekte të vecanta. Për këtë arsye, profesionisti që po kryen vleërsimin do të ketë në fokus ekzaminimin dhe pikasjen e disa elementëve të caktuar sipas moshave përkatëse.

4. Proceset e të mësuarit janë sigurisht rrjedhojë e edukimit dhe orientimit shkollor, përvec se rezultat i zhvillimit kognitiv e mendor. Për këtë arsye, është thelbësisht e rëndësishme që përpara se të arrihen konkluzione, të jetë e qartë dhe e sigurt që fëmija po e merr edukimin e duhur dhe nxitjen e nevojshme që mundëson një të mësuar të përshtatshëm. Gjithashtu, duhen përjashtuar faktorët e tjerë kognitivë që mund të jenë shkaktarë të mundshëm të shqetësimeve.

5. Përjashtohet diagnoza e crregullimeve të të nxënit në rastet që fëmija shfaq problematika shqisore, në shikim apo dëgjim.

6. Përjashtohet diagnoza e crregullimeve të të nxënit nëse ëështirësitë në lëndë të caktuara shkollore janë rezultat i ndonjë faktori të jashtëm. Nëse mjedisi shkollor nuk ofron mbështetjen dhe motivimin e duhur, nëse fëmija mungon nga shkolla për një kohë të gjatë apo vazhdimisht nuk angazhohet në aktivitetet e të mësuarit dhe detyrave, shqetësimet dhe mangësitë atëherë nuk duhet të kërkohen tek crregullimet e të nxënit.

7. Që të mendohet dhe vendoset një diagnozë e crregullimeve të të nxënit është e nevojshme që fëmija të shfaqë vështirësi dhe deficite të konsiderueshme. Nuk duhet treguar nxitim lidhur me nxjerrjen e përfundimeve mbi performancën e ulët shkollore të fëmijës. Mund të jetë e natyrshme që të paraqesë njëfarë vështirësie në lëndë që nuk i parapëlqen, nuk u kushton vëmendje dhe nuk janë pjesë e prirjeve të tij. Ashpërsia e vështirësive në të nxënë matet me kohëzgjatjen e tyre dhe shtrirjen në kohë, matet me reagimin e fëmijës ndaj trajtimit dhe me fillimin e tyre në periudhën e hyrjes në shkollë.

8. Është thelbësore të kuptohet që vështirësitë në të nxënë nuk vijnë si pasojë e ndonjë vonese apo crregullimi tjetër të zhvillimit.

 

Bëj një koment