A është normale që fëmija im nuk dëshiron të ndajë asnjë lodër me bashkëmoshatarët?

Refuzimi i fëmijës për të ndarë gjërat e tij me të tjerët është një sjellje normale dhe duhet të konsiderohet si e tillë. Fëmija do të arrijë të kuptojë konceptin e ndarjes së sendeve dhe ndjenjën e empatisë rreth moshës 3-vjeçare.

Shumica e fëmijëve deri në vitin e 4 të jetës vendosin nevojat e tyre para dhe mërziten kur dikush merr sendet që ata duan.

Megjithatë, ju si prindër mund të përpiqeni të mësoni fëmijët të ndajnë gjërat me të tjerët përmës këtyre mënyrave:

1. Kthejeni në nëj formë argëtuese. Zhvilloni lojra si formimi i puzzle që fëmiëjt të duhet të ndajnë lodra bashkë për të realizuar punën finale.
2. Mos e ndëshkoni fëmijën nëse nuk dëshiron t’i ndajë lodrat. Kjo do t’ja vështirësojë mësimin e kësaj aftësie.
3. Sigurojini se ndarja e lodrave, sdo të thotë se fëmija tjetër do i përvetësojë.
4. Jepni shembullin tuaj të mirë.

Add Your Comment