A na bën më të lumtur bujaria?

Të qenit bujarë, të bërit mirë në një mënyrë vetëmohuese, mund të na përmirësojë humorin, por nuk na bën vërtet të lumtur. Ndjenja e mirëqenies që dikush përjeton pasi ka bërë një gjest bujarie, duket se është e destinuar të zgjasë për një kohë të shkurtër. Nga ana tjetër, të pasurit para në xhep, na kënaq më shumë.

Të dhurosh apo të mos dhurosh?

Një studim, i kryer nga dy ekonomistë nga Universiteti i Bonit dhe Universiteti i Harvardit, Armin Falk dhe Thomas Graeber, shqyrtoi sjelljen e rreth 600 njerëzve të ballafaquar me zgjedhjen e caktimit të një fitoreje të mundshme për bamirësi. Rezultatet e hulumtimit u botuan në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Konkretisht, kampionit iu kërkua të zgjidhte nëse do të luante për të fituar 350 euro për t’i dhuruar për bamirësi apo 100 euro për t’i mbajtur për vete. Për më tepër, u zhvilluan pyetësorë për të matur nivelin e lumturisë në periudha të ndryshme: sapo u mësua nëse ishte fituar apo humbur dhe pas një muaji.

Studimi zbuloi se 6 nga 10 persona zgjodhën të bënin bamirësi në rast fitimi. Kjo do të thotë që, instinktivisht, ne jemi të prirur t’u japim atyre në nevojë. Në afat të shkurtër, ata që i dhuruan paratë për bamirësi janë shumë më të lumtur se ata që i mbajtën paratë për vete. Sidoqoftë, pas një muaji, rezultatet ishin krejtësisht të ndryshme. Ata që kishin zgjedhur të ishin bujarë ishin shumë më pak të lumtur se ata që kishin futur në xhep 100 euro.

Nga të qenit bujarë ne marrim më pak kënaqësi me kalimin e kohës, ndërsa nëse kemi fituar para (veçanërisht nëse ende mund t’i shpenzojmë), ne jemi më të kënaqur.

Add Your Comment