Autonomia në fëmijërinë e hershme: si ta nxisim tek fëmijët

Nga Lindita Biraçi, psikologe zhvillimi

Autonomi do te thote t’i tregosh femijeve, te dine te kene kontroll mbi veten dhe zgjedhjet qe ata bejne, nga aktivitetet ne te cilat marrin pjese deri ne ate sesi ata luajne dhe bashkeveprojne me moshataret.

Autonomia luan rol ne gjithcka qe nje femije ben…..
Te mesuarit se si te jesh i pavarur eshte nje aftesi kritike per zhvillimin e femijeve qe iu meson atyre se si te sillen me vone ne jete ndersa marrin pergjegjesi me te medha.
Ndersa femijet rriten ata eksplorojne boten dhe zbulojne se si te shprehen.
Ata fillojne te kuptojne se si veprimet e tyre ndikojne rezultatet dhe mesojne se cfar te bejne e si te kene kontroll mbi to.

Te rriturit duhet te jene mbeshtetes ne arritjen e autonomise.

Femijet jane te dashur, te cilter dhe entuziaste e si te tille kerkojne te jene te pranuar dhe pa kushte.
Ndihmojini ata te ndjehen te pranuar dhe te afte, madje qe foshnje, ata duhet te kuptojne/dine qe kane nje ndikim pozitiv ne boten e tyre.
Mbeshtetja eshte gur themeli ne rritjen, zhvillimin dhe arritjen e autonomise.

Trajtoje femijen si nje person unik. Cdo femije eshte I ndryshem dhe duhet te trajtohet si unik dhe special

• Ndjenjat nen kontroll
Megjithese nga femijet nuk mund te presim kontroll te plote ne te gjitha aspektet,ne sit e rritur duhet ti bejme ata te mendojne se kane kontroll ne disa gjera, kjo per te krijuar besimin te vetja.

• Nxitja e vetvleresimit

Kur femijet mendojne se ata kane kontroll dhe mund te bejne zgjedhjet e tyre. kjo nderton vetvlersim.
Te jesh I afte te besh dicka vete nxit ndjenjen e arritjes.

• Rritja konjitive
Kur femijet bejne zgjedhjet e tyre, kjo eshte pjese thelbesore e zhvillimit te tyre njohes, i cili rritet ndersa mendojne permes zgjedhjeve qe bejne.

Te rriturit,(prinder/edukatore) duhet t’i inkurajojne femijet te arrijne autonomine e tyre.
Duhet t’u ofrojme pavaresi ne menyre qe femijet te mesojne nga veprimet,perpjekjet,deshtimet dhe sukseset e tyre.
• Ofroni/lejoni zgjedhjet si hapi I pare inkurajues per autonomi.
• Respekto mendimin e femijes,keshtu e ndihmon ate te zhvilloje ndjenjen e autonomies dhe I tregon qe e kupton dhe respekton aftesite e tij/saj.
• Jepi pergjegjesi te verteta/te rendesishme si;
Te kryeje aktivitete konkrete si gatimi, organizimi I nje mjedisi apo pastrimi duke i ndihmuar at ate ndjehen sikur kryejne aktivitete me pergjegjesi si prej ‘’te rrituri’’
Ndertimi i pavaresise i ndihmon femijet te jene aktive ne procesin e te mesuarit, lojes dhe ne perballjen me me shume pergjegjesi ndersa ata rriten.

Add Your Comment