Burrat duan të kenë një fëmijë, gratë duan një punë të sigurt

Nëse mendoni se burrat te një grua shikojnë mbi të gjitha aspektin fizik, ju duhet të ndryshoni mendje. Për 62% të burrave, në fakt, karakteristika më e rëndësishme në zgjedhjen e bashkëshortes ideale është dëshira për të pasur një fëmijë dhe më pas për të pasur ide të ngjashme me ato të tyre. Të paktën kështu rezultoi në një sondazh të kryer nga Qendra Kërkimore Amerikane Pew.

Gratë janë më pragmatike

Po gratë? Ende sipas rezultateve të këtij sondazhi, gjinia femërore duket të jetë përfundimisht më pragmatike: në fakt, për zgjedhjen e burrit të ardhshëm, kërkesa më e rëndësishme për 78% të grave duket se konsiston në një punë të qëndrueshme dhe të sigurt, sesa në dëshirën për të pasur një djalë. Këto rezultate, sipas Qendrës Kërkimore Pew, duket se janë të lidhura me hulumtimet e fundit që tregojnë se në Shtetet e Bashkuara ka një numër shumë të madh të të rinjve, midis moshës 25 dhe 35 vjeç, ende të pamartuar.

Numri i martesave po bie

Hulumtimi i Qendrës Kërkimore Pew u bazua në të dhënat e mbledhura në regjistrimin e popullsisë të vitit 2012, të cilat përfshinin 42 milionë njerëz, pra 1 në 5 të rritur, të cilët nuk kanë qenë kurrë të martuar. Deri në vitin 1960, numri i martesave ishte të paktën dyfish. Mungesa e dëshirës ishte më e lartë tek meshkujt: 23% kundrejt 17%. Sipas hetimeve të Qendrës Kërkimore Peë, arsyeja do të ishte situata e vështirë ekonomike, kriza botërore dhe vështirësia për të pasur një fëmijë në këto kushte. Në realitet, disa të dhëna duhet të lexohen dhe interpretohen ndryshe: 24% e të rinjve në grupmoshën midis 25 dhe 35 vjeç, edhe nëse nuk janë të martuar, jetojnë së bashku.

Jeta beqare

Sipas një sondazhi të fundit nga Coldiretti, në fakt, kostoja e ushqimit është shumë më e lartë kur jetoni vetëm: “për blerje ushqimesh 71% më shumë se mesatarja për familjet (e përbërë nga 2.5 persona), rreth 320 euro kundrejt 187 në muaj”. Siç është logjike të mendohet, porcionet e vetme kanë një kosto më të lartë dhe ato të mëdha do të treten, “është më e lehtë, që paketa e qumështit e hapur, mocarela, paketa e sallatës së hapur, të mbetet në fund të frigoriferit dhe të hidhet në mënyrë të pashmangshme në koshin e plehrave”.

Add Your Comment