Fëmijët në kontakt me të huaj në internet, nënvlerësohen rreziqet

Termi “grooming” në anglisht tregon një kërkesë të kryer përmes internetit në dëm të fëmijëve, atyre në moshën e para adoleshencës dhe adoleshentëve. Sidoqoftë, ende flitet shumë pak për këtë praktikë, e cila ndodh në rrjetet sociale. Rreziqet e saj janë të nënvlerësuara.

Një fenonomen që ndodh shpesh, madje në masën 20% të fëmiëjve, është fakti që ata pranojnë miqësinë në rrjetet sociale nga njerëz që nuk i njohin. Jo vetëm kaq, por ata përfundojnë edhe në ndërveprim me ta, duke komunikuar, përmes shkëmbimit të mesazheve.

Kjo gjë ndodh edhe me lojërat në internet, ku 36% e fëmijëve (kryesisht djem) marrin pjesë në lojëra me të huaj.

Problemi thelllohet edhe për faktin se personat që “infiltrohen” për të ndërvepruar me fëmijë që nuk i njohin dinë të maskohen mirë, për të fituar besimin e viktimave të tyre, duke investuar edhe muaj të tërë për të zbuluar zakonet e fëmijës, interesat, gjuhën e përdorur etj.

Prandaj fëmijët nuk janë në gjendje t’i identifikojnë këto persona si të rrezikshëm, por edhe kur kjo ndodh ata e kanë shumë të vështirë ta raportojnë diçka të tillë. Fëmijët kanë frikë dhe turp nga apsojat që mund të ketë rrëfimi i një situate apo episodi të pakëndshëm me të rriturit.

Një tjetër problem shqetësues është ulja e vazhdueshme e moshës në përdorimin e rrjeteve sociale. WhatsApp përdoret nga 74% e fëmijëve për të biseduar, 22% përdorin shërbimet e mesazheve të Instagram dhe TikTok dhe 36% ato të videolojërave. Por cili është shkaku i këtijj ekspozimi të tepërt? Sigurisht, është disavantazhues fakti që 60% e fëmijëve tashmë kanë smartphone të tyre ose përdorin të prindit (40%) në moshën 9 vjeç.

Add Your Comment