Kur mund ta lë fëmijën vetëm në shtëpi?

Përpara se të vendosni të lini fëmijën tuaj vetëm në shtëpi, duhet të merrni disa masa paraprake. Mes të tjerësh, duhet të pyesni veten nëse fëmija juaj është mjaftueshëm i përgjegjshëm për të qëndruar vetëm, nëse do të ndihet rehat dhe mbi të gjitha, sa kohë do i duhet të rrijë vetëm dhe sa larg shtëpisë do të jeni ju?

Nëse pasi u jeni përgjigjur këtyre pyetjeve, vendosni ta lini fëmijën vetëm, duhet të siguroheni që:

•T’i lini gjithë numrat që mund t’i nevojiten.
•T’i përcaktoni qartë dhe saktë çfarë i lejohet të bëjë e çfarë jo.
•T’i shpjegoni të mos hapë derën.
•Ta udhëzoni si duhet të veprojë në raste emergjencash.

Por, nëse ndodh e kundërta, që ju nuk jeni të bindur për qëndrimin vetëm të fëmijës, edhe pse fëmija shprehet gati, mos i injoroni instinktet tuaja prindërore. Mund të bëni një provë, ta lini vetëm për disa minuta, ndërkohë që ju jeni fare pranë. Pasi të shikoni reagimin, vendosni nëse mund ta lini në shtëpi kur largoheni apo jo.

Add Your Comment