Përfitimet që sjell sporti tek fëmijët me aftësi ndryshe

Nga Majre Levenishti, psikologe

Po jetojmë në kohëra ndryshimesh të shpejta dhe teksa papritur gjendemi të përfshirë në një vorbull dinamikash të reja e të papergatitura për rolin që mbartim, numri i fëmijëve me aftësi ndryshe është në rritje dhe shoqëria është përgjegjëse në respektimin e të drejtave të tyre për arsimim dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Zhvillimi i fëmijës përcaktohet edhe nga faktorë mjedisorë, ku hyjnë ushqimi, sporti, sëmundjet apo edhe traumat psikologjike.

Cdo fëmijë me aftësi ndryshe është unik dhe mbart karakteristikat e veta dhe detyrimisht këto shprehen në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri.

Ajo cka është më e rendësishmja është mbështetja e pikave të forta të tyre, në mënyrë që ata të shprehin potencialin gjatë aktivitetit fizik apo sportit të cilit ushtrojnë.

Sporti fuqëzon aftësitë sociale të fëmijëve

Shumica e fëmijëve e pëlqejnë këtë aktivitet. Gjatë kryerjes së aktivitetit sportiv kemi zhvillimin e sjelljeve të përshtatshme dhe nxitjen e aspekteve estetike. Duke nisur nga përshëndetja, pritja e radhës (radha ime-radha jote), zhvillim të sjelljes psiko-motore, formim i shprehive psiko-motore kryesore si ecja, gjestet, mimika, vrapimi etj, pjesëmarrje në lojëra dinamike dhe ushtrime fizike, shkathtësimi dhe rritja e rezistencës ndaj sforcës fizike.

Menaxhimi i sjelljes në aktivitetin sportive

Sjellja është një formë komunikimi e cila është shpesh mënyra e vetme që ata njohin për të komunikuar një dëshirë apo nevojë. Përcaktimi i arsyes apo shkakut të sjelljes është faktor kyç në kuptimin e sjelljes dhe asaj se çfarë po përpiqet të komunikojë. Fëmijët me aftësi ndryshe kanë nevojë për të mësuar aftësi që do t’i ndihmojnë të pakësojnë stresin, acarimin, të përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe të zhvillojnë sjellje të reja.

Gjatë aktivitetit sportiv plotësohen gjithashtu katër nevoja psikologjike që nxisin motivimin, siç thotë Glasser.

Këto katër nevoja janë:
nevoja për përkatësi
-nevoja për fuqi
-nevoja për liri dhe pavarësi
-nevoja për kënaqësi

Kështu, lejimi i këtyre fëmijëve për të punuar në grup, në çift, apo individualisht gjatë këtij aktiviteti, praktikisht përmbush nevojën e tyre. Ata ndjehen të lirë aty, ndjehen të përmbushur emocionalisht e të motivuar. Përmbushin edhe një nevojë e cila është liri veprimi, aty shkarkojnë shumë energji.

Faktorët që ndikojnë pozitivisht tek fëmijët me nevoja të vecanta janë:
-mjedisi mbështetës e gjithëpërfshirës ( fizik, emocional, e social)
-ushtrimet fizike ose sportive të përshtatura në bazë të nevojës së fëmijës
-strategji që sigurojnë sjellje positive dhe sukses.

Përfitimet e mira që sjell sporti në vetvete:
-rrit përqëndrimin
-ul kolesterolin
-rrit tonifikimin e muskujve
-elasticitetin dhe ekuiliber te trupit më të mire dhe të qëndrueshëm
-kontroll të lart të muskujve global por edhe fin
-stimulon melatominën etj

Tranierëve të sportit që punojnë me këta fëmijë  iu rekomandohet:
-të jenë të durueshëm
-të mos e marrin për personale sjelljen e tyre pasi vështirësitë e tyre janë si pasojë e ndryshimeve biologjike në ato pjesë të trurit të cilat rregullojnë sjelljen sociale dhe kuptimin e tyre.
-zbuloni dhe vini në dukje pikat e tyre të forta. Ata kanë nevojë të ndjehen të suksesshëm.
-vendosni pritshmëri të larta, por gjithmonë realiste
-bëjuni here mbas here komplimenta për pamjen
-kaloni shpesh kohë të personalizuar me të, që ai të ndërgjegjësohet se jeni aty për të sa herë që ai ka nevojë për ju.

Add Your Comment