Prania e oxhakut në vizatimin e shtëpisë, çfarë shpreh? Nga Lorela Garuli

Oxhaku Ka përmbajtje simbolike fallike i cili merr kuptime seksuale të ndryshme sipas veçorive me të cilat paraqitet.

Kur vizatohet me një çati të vogël sipër, konsiderohet si një nevojë për të mbrojtur seksualitetin e vet. Në rast se oxhaku vizatohet i prishur, i dëmtuar, jashtë funksioni, konsiderohet si frikë nga tredhja. Kur vizatohen disa oxhakë, është shprehje papërshtatshmërie seksuale. Oxhaku mund të vizatohet i madh, e në këtë rast shpreh një formë kompensimi ndaj mungesës së afeksionit familjar.

Tymi. Prej oxhakut vizatohet tym, që lidhet me klimën afektive brenda familjes, duke qenë se vjen prej zjarrit, i cili në mënyrë simbolike përfaqëson momentin kur e gjithë familja mblidhet bashkë.

Kur është vizatuar i errët dhe i dendur, ose i zhvendosur nga një anë shpreh tension e konflikte në familje; orientimi nga një anë është shprehje e presionit që vjen prej prindërve.

Rasti më i mirë është kur tymi që del prej oxhakut vizatohet i bardhë, jo i dendur dhe me pak valëzime, që tregon qetësi dhe ngrohtësi afektive.

Add Your Comment