Qëndrimi me kafshët rrit hormonin e dashurisë te pronarët dhe vetë katërputroshët

Kushdo që ka një qen, një mace apo ndonjë kafshë tjetër, e di mirë: marrëdhënia që krijohet me të është unike dhe të ndihmon të ndihesh më mirë, nga të gjitha këndvështrimet. Tani është e vërtetuar edhe shkencërisht: në fakt, disa studime kanë treguar se të kesh një kafshë dhe të kujdesesh për të ofron shumë përfitime, në veçanti rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë. Dhe efekti nuk prek vetëm njerëzit: në fakt, e njëjta rritje manifestohet edhe te miqtë me katër këmbë.

Një marrëdhënie dashurie reciproke

Ajo që vendoset midis një kafshe dhe pronarit të saj është një marrëdhënie shumë intensive e dashurisë së madhe. Prova vjen nga fakti se njerëzit që lidhen me një qenush gëzojnë një nivel më të lartë të oksitocinës. Por përfitimi është i dyanshëm: në fakt, edhe kafshët regjistrojnë rritje të nivelit të oksitocinës, deri në 57% kur luajnë me pronarin e tyre.

Më pak stres

Hormoni i dashurisë ka një efekt të drejtpërdrejtë në sistemin nervor parasimpatik, gjë që çon në uljen e stresit. Sistemi parasimpatik është ajo pjesë e sistemit nervor vegjetativ që vepron si një “ngadalësues”, duke nxitur një ulje të presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës, konsumit të oksigjenit dhe gjithashtu nivelit të stresit dhe ankthit.

Por efektet pozitive që mund të shijoni duke jetuar me një kafshë nuk mbarojnë me kaq. Përkëdhelja e miqve tanë me katër këmbë ul nivelin e ankthit, presionit dhe rrahjeve të zemrës, qoftë edhe për momentin. Kafshët ju bëjnë shoqëri, ndihmojnë për të shkëputur vëmendjen nga mendimet negative, ju bëjnë të ndiheni të dashur dhe të pranuar dhe për këtë arsye nxisin marrëdhëniet me të tjerët. Për më tepër, të shohësh një qenush në lëvizje të vazhdueshme i transmeton personit vitalitet: prandaj kafshët përfaqësojnë gjithashtu një stimul të shkëlqyer për ushtrime fizike dhe lëvizje.

Nëse në familje ka fëmijë, përfitimet rriten më tej: një qenush e fuqizon të voglin, e bën të ndihet i mbrojtur, e argëton, e bën të shoqërueshëm dhe të dashur.

Add Your Comment