Realiteti dhe fantazia, a e bëjnë dot dallimin fëmijët?

Fëmijët shpesh zhyten në fantazi dhe kjo i bën të rriturit të mendojnë se  ata janë të paaftë për të dalluar realitetin nga jorealiteti. Në fakt, fëmijët përdorin shumë nga të njëjtat shenja si të rriturit për të vendosur nëse diçka është e vërtetë apo jo.

Si ndikon zhvillimi i fëmijëve në të kuptuarit mes fantazisë dhe realitetit?

Rreth moshës dy vjeçare, fëmijët fillojnë të zhvillojnë fantazitë. Ata besojnë te Babagjyshi dhe shpesh bëjnë miq imagjinarë. Megjithatë, nga mosha 3 deri në 10 vjeç, fëmijët gradualisht bëhen më të sofistikuar në aftësinë e tyre për të kuptuar ndryshimin. Për shembull, parashkollorët priren të besojnë se gjithçka që shohin në TV është e vërtetë, megjithatë nga 5 ose 6 vejç, ata kuptojnë se nëse diçka shkel realitetin fizik, si efektet speciale ose animacioni në programet e tyre të preferuara televizive, nuk është reale. Midis moshës 8 dhe 12 vjeç, ata fokusohen gjithnjë e më shumë në realizëm dhe përpiqen të kuptojnë botën reale përmes lojërave dhe argëtimit të tyre.

Si t’i ndihmojmë fëmijët të dallojnë realitetin nga fantazia?

Fëmijët e dinë se të rriturit janë më të ditur, dhe për këtë arsye ata kanë më shumë gjasa të besojnë informacionin që të rriturit ndajnë me ta, sesa informacionin që vjen nga fëmijët e tjerë. Rrjedhimisht, të rriturit mund të luajnë një rol për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të kuptojnë ndryshimin midis fantazisë dhe realitetit. Gjithashtu, programet e edukimit mediatik, kur janë të disponueshme, mund t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë të dallojnë edhe fantazinë nga realiteti.

Si e bëjnë fëmijët dallimin e fantazisë nga realiteti?

Vlerësimi i kontekstit

Kur të rriturve u paraqiten informacione të reja, ne gjykojmë vërtetësinë e atij informacioni bazuar në kontekstin në të cilin e gjejmë atë. Për shembull, nëse lexojmë për lajmet në faqen e NASA-s, duhet të jemi më të prirur t’i besojmë. Kështu ndodh edhe me fëmijët.

Njohuritë ekzistuese

Një gjë tjetër që bëjnë të rriturit kur ndeshen me informacione të reja është ta krahasojnë atme njohuritë që kanë. Nëse ajo që dimë i jep mbështetje informacionit të ri, ne do të vendosim se është e besueshme. Hulumtimet që përfshijnë fëmijët midis moshës 5 dhe 8 vjeç, kanë treguar se fëmijët përdorin gjithashtu njohuritë e tyre ekzistuese për të gjykuar besueshmërinë e informacionit të ri. Megjithatë, ndërsa piqen dhe fitojnë më shumë njohuri, fëmijët bëhen më të aftë për të dalluar saktë fantazinë nga realiteti.

Add Your Comment