Rreziqet e TikTok-ut për fëmijët

TikTok është një ndër rrjetet sociale më të përfolur e më të përdorur sot, sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët. Me të drejtë prindërve u lind pyetja a është i dëmshëm ky aplikacion? A përbën rreziqe për fëmijët?

Me gjithë avantazhet dhe argëtimin që ofron për fëmijët, ja rreziqet dhe disavantazhet e TikTok-ut:

•TikTok është ndër kanalet më kryesore me anë të të cilit abuzuesit lidhen me fëmijët. Ky rrjet social mund të bëhet zanafilla e një bisede private të fëmijës me një abuzues, që mund të vazhdojë jashtë aplikacionit.

•Përmes TikTokut, fëmijët vihen në kontakt me përmbajtje që nuk është e përshtatshme për moshën e tyre, si për shembull videot me përmbajtje seksuale.

•Fëmijët gjithashtu priren të imitojnë sjelljet dhe skenat që shohin në rrjete sociale, duke u bërë kështu një burim incidentesh e aksidentesh, që në disa raste rezultojnë edhe fatale deri në humbjen e jetës.

•Raportet e fundit kanë treguar se shumë llogari TikTok-u hapen me qëllim vjedhjen e të dhënave përdonale të përdoruesve.

•Disa fëmijë ndajnë aktivitetet e tyre të përditshme përmes videove në TikTok dhe ekspozojnë pa dashje informacione personale siç janë shkolla, vendndodhja e tyre, adresa e shtëpisë dhe të dhëna të tjera personale.

•Ashtu si me rrjete të tjera sociale, edhe me TikTok-un, fëmijët mund të nxiten të zhvendosin vëmendjen në numrin e pëlqimeve, ndjekësve, duke pasur gjithmonë nevojën për konfirmim nga të tjerët.

Add Your Comment