Shkolla u shkakton fëmijëve dhimbje koke? A ka bazë shkencore?

Shkolla shkakton dhimbje? A ankohet fëmija juaj shpesh nga dhimbja e kokes? Ndoshta ky nuk është një justifikim për të qëndruar në shtëpi nga shkolla. Është provuar se dhimbja e kokës, shkaktuar nga shkolla ekziston. Kjo u zbulua nga një studim i kryer në Spitalin e Fëmijëve Nationwide në Columbus, Ohajo (Shtetet e Bashkuara) nga një pediatër, i cili vuri në dukje një rritje të rasteve të dhimbjes së kokës tek fëmijët dhe adoleshentët në lidhje me rinisjen e mësimit.

Ritme më intensive

Analiza e 1,300 rasteve të mbërritura në klinikën amerikane konfirmoi se çrregullimi është më i shpeshtë në vjeshtë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i zakoneve: kthimi në rutinën e shkollës sjell me vete ritme ditore më intensive dhe shumë aktivitete, sportive dhe jo, që plotësojnë kohën e lirë. Kjo është arsyeja pse fëmijët shpesh raportojnë që shkolla i jep dhimbje koke (dhe pse mbase nuk besohet).

Ndryshimi i orareve të gjumit mund t’u shkaktojë fëmijëve një ngarkesë ankthi dhe stresi që shfaqet me sulme të thella dhe të shpeshta të dhimbjes së kokës.

Si mund t’i qetësojmë?

Prandaj, ekspertët këshillojnë prindërit të vendosin një cikël të rregullt të gjumit-zgjimit tek fëmijët e tyre, duke shkuar në shtrat herët gjatë javës dhe duke shmangur qëndrimin në shtrat për një kohë të pacaktuar gjatë fundjavave, duke shmangur përdorimin e tabletave dhe kompjuterëve pas darkës, të mos e teprojnë me angazhime jashtëshkollore, siç janë sportet dhe kurset shtesë.

Kur nevojitet pediatri

Shpesh këto masa janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin. Sidoqoftë, në rastet kur sëmundja e kokës ka shkaqe të tjera, si për shembull një predispozitë gjenetike, dhe ndodh më shumë se tre herë në muaj, është mirë të kërkoni këshilla nga pediatri. Shpesh mbështetja psikologjike është gjithashtu e nevojshme sepse tensioni nervor është një komponent i rëndësishëm në fillimin e krizave.

Kujdes edhe nga këto simptoma

Shfaqja më e shpeshtë është migrena, shpesh shumë e rëndë dhe e shoqëruar me simptoma të tjera, të tilla si ndjesia e të përzierave ose dhimbja e përsëritur e barkut.

Add Your Comment