Shtatë gabimet që bëjmë gjatë mosmarrëveshjeve në çift

Edhe nëse jemi njerëzit më paqësorë në botë e përpiqemi maksimalisht t’i shmangim konfliktet, sidomos me njerëzit që duam, sërish është e pamundur të mos bëhemi pjesë e debateve.

Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur, nuk është mungesa e konfliktit apo pajtueshmëria e plotë e karakterit, por aftësia për të menaxhuar në mënyrë strategjike, të gjitha dallimet dhe konfliktet.

Eksperti i marrëdhënieve Neil Wilkie zbulon shtatë gabimet që ka të ngjarë të bëni kur grindeni me një partner dhe shpjegon se si mund të zgjidhim më mirë me mosmarrëveshjet.

Shtatë gabimet që bëjmë gjatë mosmarrëveshjeve në çift:

1.Pretendoni që të keni të njëjtat kënvështrime për çdo çështje.
2.Mendoni se ata e kanë gabim dhe ju keni gjithmonë të drejtë.
3.Mendoni se duke treguar forcë, do e fitoni debatin.
4.Doni të dalë juaja me çdo kusht.
5.Përsërisni vazhdimisht veten.
6.Keni bindjen se një marrëdhënie e mirë s’duhet të ketë asnjëherë grindje.
7.Preferoni t’i thoni gjërat vetëm një herë.

Add Your Comment