Si ndikojnë pushimet e dimrit (Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri) tek fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit? 8 orientime për prindërit

Pushimet e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë më të bukurat dhe të veçantat e të gjithë vitit. Ato përfshijnë emocione dhe surpriza të mëdha. Por gjithashtu, pushimet nënkuptojnë ndryshime në orare, në rutina, vizitorë, zhurma etj. Në këte mënyrë ato bëhen stresuese dhe ankthioze, për fëmijët me ÇSA të cilët, kanë vështirësi me ndryshimin e rutinave. Nga ana tjetër, ato mund të bëhen, edhe shqetësuese për prindërit dhe familjarët e tyre. Më poshtë, po listoj disa mënyra sesi ju t’i bëni këto pushime sa më të bukura dhe të lumtura për fëmijën tuaj.

1. Vendosni se si t’i zhvilloni takimet dhe pritjet e familjarëve

Anëtarët e familjes mund të kenë mendime dhe dëshira të ndryshme sesi të bashkohen më njëri-tjetrin për festa, por e rëndësishme është të bëni kompromise. Jini të qartë me ata se çfarë do të funksionojë dhe çfarë jo. Psh. gjyshja mund të dëshirojë, që të gjithë sëbashku të shkoni në shtëpinë e saj dhe më pas të shkoni në kishë. Por, ju e dini se ambientet me shumë njerëz, janë bezdisëse për fëmijën tuaj me ÇSA. Ato mund t’i shkaktojnë stres, ankth dhe ta bëjnë fëmijën tuaj agresiv. Prandaj zgjidhni më mirë të vizitoni gjyshen dhe më pas të konsumoni një darkë të qetë me familjen. Në këtë mënyrë, mbeten të gjithë të kënaqur!

2. Zgjidhni kohën e duhur për aktivitete

Duke qënë se janë pushime festash, ditët janë të ngarkuara dhe të mbushura me aktivitete. Kjo është një mënyrë e mirë për të angazhuar fëmijën tuaj dhe për të kaluar ditën. Por duhet pasur parasysh, që të zgjidhni momente të përshatshme. Psh nëse doni të shëtisni bëheni më mirë paradite, se ka më pak lëvije dhe është më pak ftohtë. Kjo do të bëjë që të mos përballeni me shumë njerëz, që mund të jenë besdi për fëmijën tuaj. Gjithashtu edhe temperaturat e ajrit ndikojnë në humorin e fëmijës suaj, prandaj është më mirë paraditja. Ndërsa, nëse vendosni të hani darkë është mirë shkoni në orën 17:00 ose pas orës 19:00, sepse ka më pak njerës dhe lëvizje.

3. Ruani rutinat

Përpiquni vazhdimisht të ruani rutinat si koha e gjumit, e dushit, vaktet ushqimore, për fëmijën tuaj. Në këtë mënyrë, fëmija ka diçka për të cilën mund të llogarisë se është njësoj. Atyre u pëlqen parashikueshmëria, prandaj nëse bëni një ndryshim në rutinë njoftojeni fëmijën ose parapërgatiteni më parë. Fëmijëve me ÇSA nuk u pëlqen tu ndryshojë rutina dhe kanë vështirësi të përshtaten me ndryshime ose gjëra të reja, prandaj është mirë t’i përgatisni ata më parë.

4. Bëni kujdes me ushqimin

Gjatë festave, një rëndësi të veçantë merr ushqimi dhe sindomos ëmbëlsirat. Është mirë të angazhomi fëmijën tuaj, t’i përgatisë ato, sëbashku me ju. Në këtë mënyrë, fëmija juaj argëtohet dhe kalon kohën e lirë. Por nga ana tjetër duhet bërë kujdes i veçantë. Nëse fëmija juaj ndjek një dietë të veçantë, njoftojini të gjithë për këtë dhe kërkojuni të mos ofrojnë shumë ushqime, veçanërisht ëmbëlsirat. Miqtë e të afërmit përgatisnin ushqime, ëmbëlsira të ndryshme dhe nuk duan, që kurrsesi fëmijët t’i humbasin. Por, ju duke ditur pasojat e ndryshimit të dietës së fëmijës suaj, është mirë t’i vini ata në dijeni dhe që të mos ngulmojnë. Kujdes i veçantë duhet tek sasia e ëmbëlsirave, sepse ato shkaktojnë shumë pagjumësi tek fëmija juaj, gjë e cila pëkthehet, më pas në irritm dhe nervozizëm.

5. Bëni kujdes me vizitat

Kur bëni vizita jashtë ose tek miqtë apo të afërmit tuaj kufizoni kohëzgjatjen e vizitës dhe sigurohuni që fëmija juaj ka dëshirë të shkojë atje. Nëse kuptoni se fëmija juaj nuk është i qetë ose nuk ka dëshirë, lëreni vizitën për ditë tjetër. Ose zgjidhni të shkoni në një ambjent ose vend të qetë për tu relaksuar.
6. Bëni kujdes me vizitorët
Gjatë ditëve të festave, vizitat janë të shumta. Ju duhet tu bëni të ditur vizitorëve se ato të paparalajmëruara janë stresuese dhe të bezdishme për fëmijën tuaj. Kërkojini që ata tu telefonojnë më parë, dhe të vijnë në momente të përshtatshme, që funksionojnë në familjen tuaj. Gjtihashtu tregojuni oraret që janë më të përshtatshme dhe për fëmijën tuaj, pa prishur rutinën e tij në orarin kur duhet të flejë ose të ushqehet.
7. Programoni aktivitete gjatë ditës
Duke qënë se pushimet zgjasin disa ditë, mundohuni të zhvilloni aktivitete të dryshme për të mbushur ditën. Mund të zgjidhni të shikoni filma krishtlindjesh ose komedi, të luani me lodra, të lexoni libra me përralla, ose të dekoroni shtëpinë tuaj. Një mëmyrë shumë e mirë është të përgatisni mjete zbukurimi hadmade me fëmijën tuaj. Nëse jeni në punë ose të zënë mund t’ua sugjeroni këto kujdestarëve të fëmijës ose të afërmve, që mund të kujdesen për ata. Gjithashtu mund ta njihni fëmijën tuaj me Babagjyshin e Vitit të Ri. Është mirë t’i flisni më parë për atë dhe t’i tregoni foto ose imazhe të tij. Duhet të keni kujdes me dritat dhe ngjyrat e forta, sepse ato ndikojnë në gjendjen emocionale të fëmijës suaj. Gjithashtu aktivizoheni fëmijën tuaj me lojra ose festa, që zhvillojnë qendra të ndryshme ose shkolla, për tu socializuar me të gjithë fëmijët e tjerë.
8. Bëjini dhurata fëmijës suaj
E veçanta e festave janë dhuratat. Ashtu si çdokujt tjerër, edhe atyre u pëlqejnë dhuratat, e madje janë shumë kuriozë. Por duhet pasur parasysh, që grisja e letrës së ambalazhimit mund të jetë një sfidë për fëmijët me motorrikë të dobët. Disa të tjerë mund të shqetësohen ose tremben duke mos ditur se çfarë ka brenda. Prandaj është mirë, që për fëmijët me motorrikë të dobët të vendosen dhuratat në çanta me një lidhëse të lehtë dhe praktike për tu hapur. Ndërsa për të tjerë mund të vendosësh një foto ose imazh të saj, që është brenda kutisë. Kështu fëmija do të kuptojë çfarë është konkretisht.
Çdo familje ka ritmin e saj, asgjë nuk është absolute! Këto janë disa orientime se si ju të organizoheni më mirë, por gjithmonë ju bëni atë, që e bën fëmijën tuaj të lumtur!

Add Your Comment