Si ndikojnë zënkat e prindërve në shëndetin emocional dhe fizik të fëmijës?

Zënkat mes një çifti, kur bëhen të shpeshta e të papajtueshme me mirëqenien e tyre, jo rrallëherë përfundojnë në divorc. Kalimi i kësaj përvoje, ka vështirësitë e veta si për partnerët, por edhe për fëmijët, nëse janë bërë prindër.

Gjatë kësaj peridhe (por edhe më pas), fëmijët do të përballen me pasoja në zhvillimin emocional, në sjellje si edhe shëndetin e përgjithshëm. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë një studim i kryer nga Universiteti “Pittsburgh”. Sipas atuorëve të studimit, fëmijët që përjetojnë një situatë divorci, janë më të prirur të shfaqin probleme me sëmundjet dhe virozat.

Sipas ekspertëve, ambienti familjar ku do të rriten fëmijët pas divorcit duhet të jetë sa më i përshtatshëm në mënyrë që të mund të parandalohen pasojat afatgjata. Ata kanë konstatuar se nproblemet që shfaqen më tepër te fëmijët që kalojnë një përvojë të tillë lidhen me inflamacionet në rrugët e frymëmarrjes. Pasojat janë edhe më të rënda në rastet kur prindërit nuk komunikojnë me njëri-tjetrin pas ndarjes ose kanë një marrëdhënie të keqe.
Studimet kanë përfshirë familje me nivel social e ekonomik të ndryshëm si dhe fëmijë me pesha të ndryshme trupore, për të parë ndikimin e divorcit në përhapjen e viruseve.

Sipas autorëve këto probleme shfaqeshin si pasojë e përgjigjes pro inflamacionit së trurit. Prindërit duhet të mbajnë një ekuilibër të mirë mes tyre në mënyrë që zhvillimi emocional dhe fizik i fëmijëve të jetë në nivelet e duhura.

Add Your Comment