Si ta bëjmë fëmijën t’i dojë librat?

Në kohët kur jetojmë, me prezencën maksimale të teknologjisë në jetën tonë, zgjimi i interesit të fëmijëve për librat, është një nga sfidat më të mëdha të prindërve.

Mund të jetë periudhë që shkakton shqetësim dhe ankth te prindërit, por së pari duhet kuptuar se ka shumë ndryshim mes të bërit fëmijës që ta dojë librin dhe të bërit që ta lexojë.

Disa këshilla se si ta keni më të lehtë

Së pari, mënyra më e mirë është të lexoni dhe ju bashkë me fëmijën.

Kur fëmija ende nuk i njeh shkronjat, ju mund t’i lexoni vjersha, ose të zhvilloni lojra me fjalë, për ta bërë këtë aktivitet sa më argëtues.

Nëse fëmija ka filluar shkollën, duhet të njiheni me metodën e përdorur në shkollë.

Zgjidhni një përmbajtje të këndshme të librave të tyre.

Add Your Comment