Si të rinisim komunikimin me partnerin pasi kemi kaluar kohë pa folur

Çdo marrëdhënie ka probleme, defekte e kriza dhe i vetmi çelës që zgjidh çdo keqkuptim është komunikimi. Prandaj, mes gjithë problemeve, nëse arrini në mungesë komunikimi, kjo duhet të jetë gjëja që duhet t’ju shqetësojë më shumë.

Nëse e ndjeni se në marrëdhënien tuaj në çift ka një ngërç komunikimi, përpiquni ta rregulloni sa më parë, duke ndërtuar sërish ura mes njëri-tjetrit.

Si të rinisim komunikimin me partnerin pasi kemi kaluar kohë pa folur:

1. “Nuk kemi folur fare kohët e fundit, jam ndjerë …dhe s’kam ditur si ta them”.
2. “Mund të flasim pak?”.
3. “Nuk e di ç’po ndodh, por më duket sikur kemi shumë kohë pa folur, a ke kohë sot të flasim”?
4. “Më mungon. Nuk flasim më si më parë dhe nuk e kuptoj dot saktësisht pse. Nuk të kam pyetur sepse kam pasur frikë mos është faji im, por më mungon”.
5. “E di që nuk jam shumë e mirë në komunikim, por as heshtja nuk mund të jetë më e mirë. Vërtet nuk dua të zihemi, por të gjejmë gjuhën bashkë”.
6. “E di që tentojmë dhe ndonjëherë dështojmë, por të heshtësh do të thotë të heqësh dorë dhe nuk e dua këtë gjë”.
7. “E di që nuk kemi folur. E vërteta është që kam frikë se mendimet tona janë të kundërta dhe do krijojnë ndarje. Unë dua të jemi sërish një skuadër”.
8. “Nuk dua të ndihesh i sulmuar. E di që edhe unë kam faj, por kjo bisedë diku duhet të fillojë. Marrëdhënia jonë është shumë e rëndësishme për mua, kështu që s’mund të heq dorë. Ja se si ndihem…”
9. “Dje po i tregoja shoqes sime sa i mirë je me…. Dhe u kutjova se ty s’ta kam thënë kurrë. Doja të ta thoja”.

Add Your Comment