Si të sillem me fëmijën që më godet sa herë zemërohet

Fëmijët e vegjël zemërohen shumë lehtësisht, për arsye nga më të ndryshmet. Atëherë kur zhgënjimi arrin nivelin e tij të tolerancës personale, fëmija mund të shpërthejë.

Disa fëmijë bëjnë skena të paparshtatshme, qajnë e bërtasin, disa shtrihen në dysheme, disa hedhin gjëra dhe të tjerë godasin prindërit.

Gjëja e parë që mund të bëjnë prindërit është parandalimi.

Kur e shikoni se fëmija është kufirin e gjendjes së zemërimit, ju duhet t’i ofroni ndihmë.

Dhe situatat e vështira sociale, në raport me fëmijët e tjerë, përpiquni t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur, për të mos arritur në gjendjen e zemërimit.

Goditja kurrë nuk është e dobishme ose e pranueshme, kështu që sa më shumë që mund të shmangni vendosjen e fëmijës  në situata ku mërzitet, aq më mirë do të jetë.

Kur fëmija juaj shpërthen, fakti që ai vjen tek ju, madje edhe për t’ju goditur, është një shenjë se ai dëshiron ndihmën tuaj.

Prandaj, ju duhet ta mbani afër, gjëja e fundit që duhet të bëni është ta injoroni ose ta largoni.

Përkundrazi, folini butësisht, duke i kujtuar se goditja nuk është diçka e mirë dhe e lëndon personin përballë.

Add Your Comment