Sporti është jetë; pse fëmijët duhet të angazhohen që në vegjëli?

Nga Glen Herri, trainer futbolli per femije

Sporti ne pergjithesi sjell shume perfitime, si fizike, ashtu dhe psikologjike tek femijet e te gjitha moshave. Futbolli eshte nje sport kolektiv i cili i ben femijet sociale dhe i ndihmon te krijojne idene e bashkepunimit ne grup.

Permes futbollit, ata rrisin sistemin imunitar dhe zhvillojne reflekset. Gjithashtu eshte nje menyre shume e mire per te kaluar kohen dhe per te qene sa me aktive gjate dites.
Me ane te programeve ushtrimore te ndryshme, me ose pa top, femijet behen me te shkathet e te zhdervjellet. Futbolli rregullon metabolizmin dhe regjimin ditor. Gjithashtu eshte dhe nje forme shume efikse per te hequr lodhjen dhe per te harxhuar energjite e akumuluara gjate dites.
Sporti do te jete akoma me i rendesishem edhe ne ditet ne vijim, pas periudhes se karantinimit, pasi femijet do te kene nevoje te dalin, te vrapojne, te luajne dhe te harxhojne sa me shume energji. E gjithe kjo do i ndihmoje ata per t’ju rikthyer sa me shpejt rutines se tyre te perditshme dhe per tu pershtatur sa me lehte me jeten aktive pas karantinimit prej me shume se 2 muaj.
Do t’i kerkonim te gjithe prinderve te marrin ne konsiderate kete mesazh dhe t’i aktivizojne femijet e tyre sa me shume neper aktivitete sportive, per te miren e shendetit te tyre dhe per te krijuar nje jete sociale sa me te pasur.

Add Your Comment