“ZBULO FEMIJEN TEND. INTERPRETIMET E VIZATIMEVE TE FEMIJEVE” AU Press. Maj 2017

Ky tekst shpjegon se vizatimi si një instrument matës është i vlefshëm në çdo moshë, por përdorimi i tij në fëmijërinë e hershme është një nga instrumentat më të përdorura, për arsyen e thjeshtë se është një nga aktivitetet kryesore të kësaj grupmoshe krahas lojës.
Vizatimi është një formë shprehjeje e si i tillë vlen si një mjet i mirëfilltë komunikimi. Pavarësisht se është shumë spontan dhe argëtues, vizatimi përfshin një sistem grafik, shenjash dhe simbolesh, dmth ka një gjuhë të vetën. Disa nga dimensionet e zhvillimit që dalin në pah gjatë vizatimeve janë zhvillimi intelektual, fizik, perceptiv dhe social.
Konkretisht, teksti përmban shpjegime të interpretimeve të vizatimeve të fëmijëve të llojeve të ndryshme; të figurës njerëzore, të familjes, shtëpisë duke u ilustruar me shembuj konkretë. Libri përmban shpjegimin dhe interpretimin e disa vizatimeve: vizatimi i njeriut, i pemës, i familjes së fëmijës, i shtëpisë, i kafshëve.

Ky libër u shërben prindërve, profesionistëve që punojnë me fëmijë dhe studentëve të shkencave sociale dhe ka në thelb shpjegimin e vizatimeve të fëmijëve.
Vizatimi është një formë shprehjeje e si i tillë vlen si një mjet i mirëfilltë komunikimi. Pavarësisht se është shumë spontan dhe argëtues, ai jep një kontribut të madh për të kuptuar personalitetin e fëmijës. Është lojë dhe art, por duke vizatuar fëmija njëkohësisht shpreh atë që sheh, që mendon, që dëshiron dhe atë që e shqetëson, talentet dhe prirjet.
“Arti i fëmijës”, konkretisht vizatimi ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt studimi i fushave të ndryshme në kulturat perëndimore. Është një nga veprimtaritë më të thjeshta që fëmijët kryejnë, por mbart dinamika të shumta të një rëndësie të vecantë. Duke menduar për të vizatuarit, mund të ngrihen shumë pyetje.
Pse fëmijët vizatojnë në një formë aq karakteristike? A vizatojnë të gjithë fëmijët në të njejtën mënyrë, apo ka dallime kulturore? Çfarë mund të zbulojmë prej vizatimeve të fëmijëve? A kanë dallime vizatimet e fëmijëve me zhvillim tipik dhe atyre me nevoja të veçanta? Si mund të kuptojmë dhuntitë, talentet apo aftësitë e fëmijëve nëpërmjet vizatimit të tyre?

 

Bëj një koment