Belbëzimi; si ta dallojmë dhe çfarë mund të bëjnë prindërit? Nga Sidorela Karaj, psikologe.

Belbëzimi është një çrregullim i të folurit që karakterizohet nga përsëritja e tingujve, rrokjeve ose fjalëve; zgjatja e tingujve, në të cilën rrjedhshmëria e të folurit është bllokuar ose ndërprerë në mënyrë të pavullnetshme. Problemi i personave që belbëzojnë është në thënien e fjalëve.

Belbëzimi prek njerëzit e të gjithë moshave, por ndodh më shpesh tek fëmijët midis moshës 2-6 vjec pasi në këtë moshë ata zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Për një pjesë tjetër  të fëmijëve belbëzimi mund të vazhdojë të jetë një çrregullim i komunikimit gjatë gjithë jetës.

Gjatë një bisedë shumica e folësve bëjnë përsëritje të paplanifikuar të fjalëve ose rrokjeve, zgjatjen e tingujve dhe hezitime. Këto tipare krijojnë mosfuksionim duke prishur rrjedhen ritmike të folurit.

Përsëritjet më të ekspozuara janë:

Tingujt- p.sh unë u…u …u…

rrokje- p.sh( lule )   lu..lu..le..le

fjalë- p.sh djali ka… ka…ka

fraza- p.sh Unë dua të … Dua të …Dua të shkoj.

 

Në vijim, renditen dy lloje të belbëzimit dhe disa karakteristika të tyre:

  • Belbëzimi parësor:                                                                                      Përsëritja e lehtë ritmike, zgjatja e tingujve, rrokjeve apo fjalëve.      Fëmijët e vegjël përpara se të vetëdijësohen për fjalimin e tyre përdorin këta faktorë. Nuk ka asnjë ankth që lidhet me këtë faze. Ndërgjegjësimi i të folurit është i lidhur me moshën dhe zhvillimin njohës.                                                                                
  • Belbëzimi dytësor:                                                                                                                                                            Përsëritje e tensionuar, e pakontrollueshme, zgjatime të fjalëve dhe hezitime. Një veçori tjetër është edhe bllokimi i cili ndodh kur dy artikulues, bashkohen me forcë të tepërt dhe nuk mund te ndahen lehtë. P.sh për të thënë bashkëtingëlloren “b” të dyja buzët bëhen së bashku për të formuar tingullin.   

Sjelljet shoqëruese në belbëzimin sekondar.                                                                                        

Fëmijët që belbëzojnë shfaqin disa sjellje të cilat quhen sjellje ose lëvizje shoqëruese në belbëzimin sekondar) si:

  • Shenja fizike të përpjekjes si mimika e fytyrës
  • Shmangie e kontaktit me sy, tension në zë
  • Duke mbuluar gojën me dorë
  • Pushim i papërshtatshëm dhe bllokim në rrjedhjen e fjalës
  • Pështymë (pas ndaljes në rrjedhjen e fjalës)
  • Tinguj të gjatë me fjalë, të tilla si “Emri im është Emmmmma”
  • Ndërhyrje të tingujve shtesë ose fjalëve në fjali, të tilla si “uh” ose “um”

 

Prindërit kanë një efekt jashtëzakonisht pozitiv në ndihmë të fëmijës për të zhvilluar një fjalim të rrjedhshëm

  • Lëreni fëmijën të flasë vetë, të përfundojë mendimet ose fjalitë.
  • Flisni ngadalë me fëmijën tuaj pasi ndihmon në rrjedhshmërinë e fjalës.
  • Përdorni vaktet familjare si kohë bisede dhe shmangni shpërqendrimet si tv apo telefon.
  • Mos i thoni fëmijës tuaj të mendojë para se të flasë.
  • Mos e ndërprisni duke i thënë “fillo përsëri”.
  • Zhvilloni aktivitete që nuk kanë të bëjnë me biseda.

Trajtimi i belbëzimit-Terapia e të folurit 

Fokusohet në përqendrimin dhe ndihmën për të mësuar mënyra për të minimizuar belbëzimin kur flasin, të tilla si:

  • duke folur më ngadalë
  • duke rregulluar frymëmarrjen
  • duke përparuar gradualisht nga përgjigjet me një rrokje tek fjalët më të gjata dhe fjalitë më të ndërlikuara

Kjo terapi gjithashtu ndihmon edhe  në adresimin e ankthit në të cilin një person që belbëzon mund të ndiejë në situata të caktuara të të folurit.                          

Add Your Comment