Autizmi, perfshihet ne Çrregullimet e Spektrit te Autizmit, i vendosur keshtu sipas DSM V. Kriteret e diagnostikimit sipas ketij manuali, jane: mungese e bashkeveprimit social dhe komunikim I demtuar, si dhe sjellje, interesa dhe aktivitete perseritese dhe stereotipike, ekolali e menjehershme apo e mevonshme.
Karakteristikat e ÇSA:
-nuk shikon ne sy
-mungese empatie
-mungese nderveprimi social
-mungese pragmatike
-mungese e lojes simbolike
-loja vetem
-stereotipi pa pushim
-rutine e caktuar
-profil konjitiv I ndryshem
-imitim motor dhe verbal I varfer
Ka shume shenja alarmi, qe nje nene e kujdesshme mund t’I kuptoje qe heret, si psh: kur femija 9 muajsh nuk te shikon fare ne sy, kur ka ulje te orientimit kur e therrasin ne emer, e folura eshte e vonuar apo nuk ekziston, ne 15 muajsh ka regres ne zhvillimin global.
Shume faktore mendohet se ndikojne dhe gjithçka ngelet akoma ne stadin e hipotezave. Pjesa me e madhe e tyre mbeshtetet tek ovociti I vjeter(nena ne moshe te madhe me ndikim te madh, dhe me pak babai ne moshe te madhe), vaksinimi qe kryhet ne moshen 15-18 muajsh, ndotja mjedisore, problemet gjate gravidances e keshtu me rradhe. Por, pavaresisht studimeve, asnjera prej tyre nuk eshte e pranuar te jete aryse e pasjes se nje çrregullimi neurozhvillimor me origjine biologjike, si ÇSA.
Zakonisht femijet diagnostikohen ne moshen 3 vjecare, por fryma amerikane dhe shkenca qe ka evoluar, nuk deshirojne te presin aq shume, por e verejne si suspect(dyshim) kohe me para se mosha 3 vjeçare. Nje nene e kujdesshme sidoqofte, arrin te dalloje qe femija I saj nuk arrin guret e zhvillimit, duke u nisur qe heret.
Keta femije, menjehere pas diagnostikimit, fillojne seancat terapeutike, ku metoda e perdorur ne 90% te rasteve, dhe e rekomanduar gjithashtu, eshte metoda ABA.
Metoda ABA(ANALIZA E APLIKUAR E SJELLJES), bazohet tek modifikimi I suksesshem I sjelljes se femijes, ne menyre qe te nxitet zhvillimi global. Kjo metode eshte e aplikuar gjeresisht per femijet me çrregullime te neurozhvillimit, si autizmi.
ABA eshte metode e provuar shkencerisht dhe aplikimi I saj ne menyre rigoroze sjell efekte te dukshme ne ndryshimin e sjelljes se femijes dhe pershtatjes se tij me mjedisin.
Si ndihmon ABA personat me ÇSA?
-Identifikon pikat e forta kundrejt te dobetave
-Selekton sjelljet qe do modifikohen
-Modifikon sjelljet
-Zvogelon sjelljen problem
-Rrit sjelljen e pritshme
-Vlereson dhe rivlereson sjelljen dhe aftesine e fituar
-Ruan
-Pergjitheson
Gjithçka mbeshtetet mbi parimin ABC(Antecedent-Behavior-Consequence), pra çfare ndodh para sjelljes, sjelljen qe pason dhe pasojen qe ka ajo sjellje. Psh: Ne I kerkojme femijes te na jape fytyren e qeshur(antecedent), ai na e jep(sjellja) dhe me pas me I themi bravo(pasoja). Ne baze te teorise bihejviorale-konjitive, perqasje te cilen e perqafon ABA, modifikimi I nje sjelljeje problem, me ane te nxitjeve dhe perforcimeve, eshte metoda me efektive per t’I mesuar nje femije me autizem aftesi te reja, funksionale per jeten e tij.
Nxitje ne metoden ABA konsiderohet çdo lloj ndihme fizike, verbale, gjestuale, pozicionale, vizuale qe I jep femijes per te arritur nje aftesi te caktuar. Kurse perforcimi eshte lavderimi, apo dhenia e diçkaje qe kerkon femija, si rezultat I faktit qe eshte treguar bashkepunues gjate terapise apo ka arritur aftesine.
Duhet pasur parasysh se çdo sjellje e re, apo aftesi e re qe mesohet, duhet te jete ne perputhje me shoqerine dhe te kete rendesi shoqerore.
ABA aplikohet nga terapistet, qe kane nje specializim mbi kete metode, mesuesit, edukatoret, madje edhe prindrit. Patjeter, ka nje skaner nepermjet te cilit kalojne te gjithe keta persona, qe te jene te afte te ofrojne terapi, ne varesi te metodes ABA. Fryma amerikane eshte ne mbeshtetje te edukimit te prinderve, duke qene se ata jane personat me afer femijeve te tyre, I njohin me mire dhe kane me shume kohe per tu kushtuar atyre.
A i ben ABA femijet mekanike?
- Duke u bazuar ne faktin se femija ekspozohet ndaj nje numri te pafund stimujsh, dhe nxit ruajtjen e aftesive dhe pergjithesimin, ABA kurrsesi nuk i ben femijet mekanike.
A eshte ABA e kushtueshme?
Po, ABA eshte e kushtueshme nese aplikohet nga terapistet, sepse koha qe duhet te ushtrohet eshte e gjate, por nese realizohet nga prindrit, nuk kushton aq shume.
Te gjitha stereotipite zhduken me ABA?
Jo, nuk zhduken, por frekuenca e ndodhjes se tyre reduktohet ndjeshem, sa te mos perbeje problem per funksionimin social te femijes dhe te mos e pengoje ne aktivitetet e tij.
Ku mund te zhvillohet ABA?
Ne çdo mjedis, nuk ka nje mjedis te caktuar. Ju mund te ndodheni ne nje park lojerash dhe prape po aplikoni ABA. Thjesht duhet te thyeni barrierat dhe te mos kufizoheni ne hapesira dhe kreativitet.
Kur duhet te filloje ABA?
Sa me shpejt, aq me mire, sepse identifikimi i hershem i nevojes per fillim terapie, na siguron rezultate te mira heret. Sa me vone, aq me shume ulen shanset per suksesin e pritshem. Duke u bazuar ne faktin qe secili prej prinderve deshiron qe femija i tij te kete moshe mendore ne perputhje me ate kronologjike, kjo behet me mire e mundur, nese fillohet heret marrja e seancave terapeutike.
A zhduket autizmi me barna/medikamente?
Jo, medikamentet nuk jane kura e autizmit, dhe vete autizmi nuk eshte semundje. Ajo eshte gjendje. Medikamentet perdoren vetem ne rastet kur ka semundje bashkeshoqeruese, si epilepsia(shume here e gjetur e pranishme).
A eshte i sigurt suksesi me kete metode?
Metoda ABA e ekspozon individin ndaj shume stimujve, por ecuria eshte ne varesi te perkushtimit te terapistit, momentit kur fillohet terapia, perkushtimit te prinderve dhe ambientit ku ben pjese, pa harruar edhe shkallen e perfshirjes ne autizem te femijes. Te gjitha keto arrijne te determinojne edhe suksesin qe do arrihet ne terapi.
Sa kohe duhet te marre femija terapi?
Kjo percaktohet ne varesi te ecurise se tij, ne vazhden e faktoreve te percaktuar me siper. Por, sa me heret te fillohet, aq me pozitive do.te jene rezultatet dhe te shpejta.
Kur duhet t’i drejtohet prindi terapisteve?
Qe ne momentin qe veren se diçka nuk shkon me femijen e tij dhe zhvillimin global, nena realizon konsulte me mjekun e femijes(pediatrin), i cili me pas behet ure komunikimi me vleresuesin e certifikuar te zhvillimit te femijes dhe me pas orientohet drejt terapise, ne varesi te nevojes.
Çfare eshte masterizimi dhe kur arrihet?
Masterizimi eshte nje koncept kyç i ABA, qe nenkupton se aftesia eshte fituar ne 80-100%, pergjate 2-3 diteve, nga dy instruktore. Nese rezultatet jane te pelqyeshme, ne masen e siperme, aftesia eshte masterizuar. Nga anglishtja, masterizim do te thote mjeshter, pra femija e ka pervetesuar ate aftesi.
A eshte ABA e njejta gje me terapine e zhvillimit?
Shume prej koncepteve jane te perbashketa, por ka ndryshim thelbesor. Terapia e zhvillimit bazohet tek arritjet akademike me shume se tek sjellja, kurse fokusi i ABA eshte pikerisht sjellja, me ane te modifikimit te se ciles, arrihet çdo aftesie tjeter.
A mund te aplikohet ABA ne shkolla?
Patjeter, dhe diçka pozitive, e vene re vitet e fundit eshte qe mesuesit, sidomos te klasave parashkollore, fillore, por edhe me lart, kane deshiren e mire te marrin kete trajnim dhe te aftesohen per zgjidhjen e problemeve sjellore te nxenesve te tyre ne menyre efikase, jo vetem tek individet me probleme neurozhvillimore, por edhe tek ata me zhvillim tipik.
SILVANA GJONI- TERAPISTE ABA-LOGOPEDISTE