A bëhet terapi online? Nga Silvana Gjoni, logopediste

Një ndër mënyrat e propozuara për të mos lënë pas dore aktivitetet terapeutike, është ajo e teleterapisë. Por, në të vërtetë kjo parashtron shumë sfida:

A është e mundur që të zhvillohet terapi online me një fëmijë me mungesë përqëndrimi? Është thuajse e pamundur që të bësh terapi në atë rast, sepse fëmija nuk ka as vëmendjen minimale ndaj asaj që terapisti I thotë, sidomos duke u ekspozuar ndaj ekranit të kompjuterit apo laptopit. Që këtu, çështja çedon.

A është e mundur të bëhet tërapi me një fëmijë me çrregullim artikulimi? Gjëja primare që duhet në këto raste, është pozicionimi me spatul, dhe me mjete specifike logopedike të gjuhës dhe artikulatorëve të tjerë. Kjo nuk është e mundur përgjatë terapisë online.

A është e mundur të bëhet terapi online me një fëmijë me autizëm, që sapo ka filluar terapinë? E pamundur. Pjesa kryesore ku bazohet terapia është loja me fëmijën dhe rritja e aftësisë eksploruese të tij. Kjo nuk kryhet dot nëpërmjet terapisë online, ku fëmija thjesht ekspozohet ndaj ekranit, që në vetvete është shpërqëndrues shumë I madh, dhe kartave që paraqet terapistja. Pra, nuk bëhet as kjo.

A është e mundur që të bëhet terapi online me një person me belbëzim? Kjo po, është e mundur, sepse ndjekja e këshillave nuk kërkon suport fizik të pashmangshëm, mund të kryhet edhe online.

A është e mundur të bëhet terapi online më pacientë me afazi? Shpesh, kur përmenden logopedistët, kuptohet sikur punojmë vetëm me fëmijët, por është e gabuar. Ne punojmë gjithashtu edhe me pacientë të rritur afazikë. Kryesore është masazhimi dhe ushtrimet logopedike që aplikohen në këto raste. E pamundur të bëhet online.

A është e mundur të bëhet terapi me një fëmijë me paralizë cerebrale? Jo dhe jo. E pamundur.

Ka shumë dhe shumë pamundësi të tjera për të bërë terapi me pacientët logopedikë, sepse kryesorja dhe detyra jonë është të ofrojmë shërbim cilësor, rezultativ.

E vetmja që mund të bëjmë, është të pajisim prindërit me informacionin e duhur sesi të veprojnë me fëmijët e tyre në këtë periudhë, sesi të aplikojnë programet terapeutike dhe më kryesorja, të luajnë me fëmijët e tyre. Shpresoj që çdo koleg të jetë duke e bërë këtë aktualisht…

 

 

 

Add Your Comment