Koronavirus dhe fëmijët; përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta

Nga Jona Sali, farmaciste

Koronaviruset (CoV) bëjnë pjesë në një familje të madhe virusesh që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si te njerëzit dhe te kafshët. Te njerëzit mund të shkaktojë ftohje të lehtë, ndonjëherë dhe me simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm por  mund të kalojë dhe në sëmundje më të rënda si Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme(Mers-CoV) si dhe Sindromi i Rëndë Respirator Akut (SARS-CoV).                                                                                                            SARS-CoV2 eshte nje lloj i ri koronavirusi shkaktar i semundjes COVID-19. Duke qënë se ky virus u përhap në mjaft vende si dhe shkaktoi një numër të madh te prekurisht dhe viktimash OBSH ne muajin Mars shpalli gjëndjen e pandemisë.

Individet e prekur mund te jene asimptomatik ose simptomatik  Disa nga simptomat kryesore të raportuara janë: ethe, dhimbje muskulare, temperaturë, kollë, sekrecione në rrugët respiratore, dobësi fizike si dhe crregullime në traktin gastro intestinal (diarre vjella). Një fjalë kyce ka qarkulluar kudo në media sociale për shkak të rëndësise që ajo mbart “distancim fizik ”.

Pra, transmetimi i SARS-COV-2 përhapet nga personi ne person përmes kontaktit te afert. Këshillohet nje distance prej te pakten 1,5-2 metra. Përhapja nga personi në person mendohet të ndodhë përmes spërkalave të frymëmarrjes kur një person i infektuar teshtin ose kollitet. Një masë tjetër e rëndësishme parandaluese është  larja e duarve për të paktën 30sekonda me ujë të bollshëm dhe sapun.

 

A mund fëmijët të preken nga ky virus?

Po, dhe fëmijët njësoj si të rriturit mund të preken nga ky virus. Ndaj keshillohet distancim social (duke ja shpjeguar fëmijëve me arsyet përkatëse dhe në një mënyrë të kuptueshme nga ata) dhe respetim i të gjithë rregullave të njoftuara.

 

Cilat janë simptomat e koronavirus te fëmijet?   

Deri tani të dhënat për simptomat e sëmundjes COVID-19 te fëmijet janë të pakta. Kryesisht është raportuar temperaturë, kollë si dhe një ndjesi e theksuar lodhje fizike dhe në shume pak raste diarre dhe të vjella.

 

A është e nevojshme të ndërpresësh procesin e vaksinimit te fëmijëve ose ta shtysh atë për më vonë?

JO dhe JO. Organizata Boterore e Shëndetësise e ka theksuar faktin se nuk ka asnjë arsye përse të mos realizohet ose të shtyhet procesi i vaksinimit. Duke ndjekur të gjitha protokollet e kujdesit  nga ana e institucioneve si dhe rregullat nga ana e prindërve ky proces mund të realizohet ne kohë.

 

A mundet nje nënë e prekur nga sëmundja COVID-19 te vazhdojë procesin e gjidhenies?

PO, mundet. Informacioni dhe studimet janë të kufizuara në lidhje me këtë temë por gjithsesi këshillohet që  gjidhënia të vazhdoje por duke ndjekur të gjithë hapat e përkujdesjes. Larja e duarve duhet të realizohet për të paktën 30sekonda me ujë të bollshëm dhe me sapun. Këshillohet të vendoset një maskë gjatë gjithë kohës së gjidhënies. Facoleta duhet te jetë gjithnjë pranë në rast se teshtin ose kolltitet. Pjesë e rutinës duhet të jetë pastrimi dhe dizinfektimi i sipërfaqes.

 

Duhet folur me fëmijët për situatën aktuale të koronavirusit SARS-COV2?

PO. Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre.

Me anë të një gjuhe të thjeshtë dhe të kuptueshme për moshën e tyre, fëmijët duhet të informohen për situatën aktuale. Gjithashtu duhet të njihen me rregullat bazë të higjenës dhe të gjitha keshillat përsa i perket distancimit.

 

Aktualisht ka një medikamet ose vaskinë gati për parandalimin apo trajtimin e COVID-19? 

Ende jo. Pavarësisht studimeve të shumta ende nuk ka një medikament apo vaksinë gati si  për parandalim apo dhe për trajtimin e COVID-19. Përmes provave klinike po ndiqen disa linja studimi por ende nuk është arritur në një perfundim. Ajo cka këshillohet është mbajtja e një higjene të pershtatshme,distancimi fizik etj.

 

Një pyetje shumë e përsëritur është gjithashtu: Fëmijës po t’i përdor antibiotik, a është i mbrojtur ai nga COVID-19?

JO. E kemi thënë dhe më parë dhe vazhdojmë ta përserisim; antibiotikët veprojnë vetëm në rast të infeksioneve bakteriale. Sëmundja Covid-19 shkaktohet nga një virus dhe ndaj antibiotikët nuk kanë veprim. Nëpër media kanë qarkulluar informacione për perdorimin e nje antibiotiku specifik azitromicine i cili ka rezultuar në efekte pozitive në individët që kanë ndjekur këtë trajtim. Për t’u theksuar është fakti se pacientët të cilët janë të hospitalizuar dhe krahas virusit COVID-19 kanë dhe një sëmundje shoqëruese bakteriale atëherë është ndjekur skema e marrjes së një antibiotiku. Pra vetëm nën këshillën dhe vëzhgimin e mjekut. Ajo që është vënë re gjatë punës në periudhën e pandemisë ishte pikërisht dyndja e njerëzve në farmaci në kërkim të azitromicinës si formë farmaceutike tabletë për të rritur dhe shurup per fëmijë pikërisht për shkak të informacioneve që dukej se po shpërndaheshin masivisht në media. Duhet theksuar antibiotiku  Azitromicine ashtu sikundër cdo antibiotik tjetër duhet të merret vetëm nën përshkrimin e mjekut në farmaci.

 

Farmaci ‘Majlinda” Durres

Adresa: Rruga “Aleksander Goga”, prane Muzeut te Deshmoreve, Durres

Instagram: Farmaci Linda

Add Your Comment