Zhvillimi i tingujve të të folurit; a mund të përcaktojmë kohën e saktë se kur fëmija zhvillon një tingull të caktuar?

Nga Klaudia Sinani, logopede
Gjuha shqipe ka dy grupe tingujsh që njihen:
a. Zanore
b. Bashketingëllore
Tingujt prodhohen nëpërmjet lëvizjeve artikuluese nga ndërveprimi i artikulatorëve me ajrin që gjenerohet në kordat vokale, të pozicionuara në të dy anët e trakesë.
Artikulimi i zanoreve realizohet nëpërmjet kalimit të lirë të ajrit në zgavrën orale, me ndryshimin e pozicionit të buzëve dhe gjuhës.
Artikulimi i bashtingëlloreve realizohet nëpërmjet modifikimit të rrjedhes së ajrit me ndërveprimin e gjithë artikulatorëve, buzëve, gjuhës, dhëmbëve , qiellzës, kavitetit nazal.
A mund të përcaktojmë kohën e saktë se kur fëmija zhvillon një tingull të caktuar?
Faktikisht ka studime që përpiqen të përcaktojnë një periudhë moshore për çdo tingull. Ato ndryshojnë nga njëra-tjetra, pasi zhvillimi i çdo fëmije është unik, por nga ana tjetër na japin një informacion të dobishëm.
Zhvillimi Norm i Tingujve të të Folurit, është një udhëzues i dobishëm për të përcaktuar se kur tingujt artikulohen dhe përvetësohen nga fëmija.
Gjithashtu, është një mjet mjaft i rëndësishëm për profesionistët logoped për të përcaktuar nëse artikulimi jo korrekt i një tingulli shkaktohet nga një faktor zhvillimor ose jo zhvillimor.
Faktori zhvillimor nënkupton kur fëmija nuk ka arrit ende pjekurinë e organit fonetik për ta artikuluar tingullin target në varësi të moshës. Ndërsa faktori jo zhvillimor nënkupton nevojën për ndërhyrjen e logopedit.
Për këtë arsye na ndihmon tabela e mëposhtme, me qëllim diferencimin e faktorëve zhvillimor dhe jo zhvillimor në artikulimin e tingullit target.
Kjo tabelë është një mjet udhëzues, e bazuar mbi Speech Sound Norms from the Goldman Fristoe Test of Articulation-2 from 2000, përshtatur me studimet linguistike të gjuhës shqipe dhe zhvillimin gjuhësor të fëmijës.
Përveç profesionistëve shëndetsor, kjo tabelë ka si synim të udhëzojë prindërit mbi normat e zhvillimit të tingujve në varësi të moshës, për të menaxhuar pritshmëritë e tyre në lidhje me të folurin e fëmijës.
Bashkangjitur shkrimit është udhëzuesi Zhvillimi Norm i Tingujve të të Folurit për t’ju ardhur në ndihmë.
“Te Logopedi”
Qendra e Sherbimeve Logopedike

Adresa: Rr Mithat Hoxha, Sarande

Add Your Comment