Nga Mariglena Muci, pedagogji e specializuar
Puberteti është procesi i ndryshimeve fizike dhe maturimit seksual, ku trupi i fëmijës bëhet një trup i rritur, i aftë për riprodhim. Për prindërit, të flasin me fëmijët e tyre sesi trupat tanë ndryshojnë gjatë pubertit, nuk është aspak e lehtë. Kjo bisedë bëhet akoma më e vështirë, kur bëhet fjalë për adoleshentë me nevoja të veçanta. E natyrshëm lind pyetja, si mund të veprojnë ata?
Ja disa orietime për prindërit:
1. Zgjidhni një kohë të përshtatshme dhe private
Të flasësh për pubertin është një bisedë delikate. Akoma më tepër kur ju nuk e dini me siguri, sesa fëmija juaj do t’iu kuptojë. E rëndësishme është të zgjidhni një kohë të përshtatshme, të qetë dhe kur fëmija juaj është i relaksuar. Zhvillojeni këtë bisedë privatisht vetëm me fëmijën tuaj dhe pa praninë e personave të tjerë, që mund t’iu vënë në siklet ose mund të shpërqëndrojnë fëmijën. Gjtihashtu, zgjidhni një mjedis të qetë, pa shumë gjëra përreth, që mund të shpërqëndrojnë vëmendjen e fëmijës suaj.
2. Mësoni se sa njohuri ka fëmija juaj
Shumica e adoleshentëve kanë informacion mbi pubertetin, sepse i marrin ato njohuri në shkollë, ose edhe nëpërmjet diskutimeve me njëri-tjetrin apo rrjeteve sociale. Për adoleshentët me nevoja të veçanta, kjo gjë është shumë e vështirë. Por shumë prej tyre mund të kenë njohuri mbi konceptet dhe ndryshimet si: vajzë-djalë, unë-ti, konceptet e vogël- e madhe etj. Në këtë mënyrë, ju mund t’i shpjegoni me shembuj të thjeshtë sesi trupi ndryshon, rritet. Psh ju mund t’i tregoni një fotografi kur ishte më i/e vogël dhe sa është tani, ose mund t’i sillni si shembull motrën, vëllain ose një të afërm më të vogël, që mund ta ketë parë qëkur lindi dhe sesa ka ndryshuar deri tani.
3. Përdorni terma të saktë shkencërisht
Për shumë prindër, përdorimi i termave shkencorë dhe mjekësorë mund të duket shumë i ndërlikuar dhe i sikletshëm. Por në fakt, emërtimi i saktë e bën shumë më të lehtë identifikimin e problemeve, që mund të vijnë më pas gjatë jetës dhe më të përgjegjshëm fëmijën për të mbrojtur veten e tij. Ju mund t’i shpjegoni fëmijës se atë e keni lindur ju dhe jo se e keni mbajtur në barkun tuaj, sepse kështu ai mund të mendojë se ju keni ngrënë atë. Pra, është e rëndësishme të zgjidhni fjalët e duhura dhe t’i shpjegoni se trupi i të gjithëve ndryshon, tek disa më shpejt, tek disa më ngadalë. Tregojini se të rriturit kanë një lartësi më të madhe psh gjyshi, babai janë më të gjatë dhe më të mëdhenj se ai/ajo.
4. Lexoni libra ose përdorni pamje vizuale
Shpeshherë fëmijët me nevoja të veçanta janë shumë vizuale. Ata e kanë më të lehtë të kuptojnë, kur e shohin atë, që ju jeni duke u shpjeguar. Kështu, ju mund të përdorni imazhe të ndryshme, ku tregojnë vajza ose djem më të vegjël e më të rritur dhe t’i shpjegoni ndryshimin, që ndodh për shkak të rritjes. Ose gjithashtu ju mund tu tregoni ose lexoni libra të ilustruar që janë krijuar posaçërisht për fëmijët me nevoja të veçanta (“Çfarë po më ndodh”, Peter Mayle,
“Djem, vajza dhe shkenca e trupit”, Meg Hickling), që mund t’i shkarkoni në internet dhe tu shpjegoni ndryshimet. Mundohuni të jeni të qetë, t’i shpjegoni me qetësi, duke u nisur nga gjerë si më minimale e në vazhdim. Ju mund ta nisni që me larjen e fytyrës, si të përdorni deodorant, sesi rrobat e vogla nuk iu bëjnë më etj. Nëpërmjet këtyre shembujve të thjeshtë, ju i keni treguar fëmijës suaj ndryshimet fiziologjike, që ndodhin gjatë pubertetit ku shfaqen qime, djersitja është më e madhe, trupi më i madh dhe ka nevojë për rroba më të mëdha e më të përshtatshme për moshën etj.
5. Mësoji fëmijës suaj një rutinë higjiene të përditshme
Vetëkujdesi dhe higjena janë shumë të rëndësishme për fëmijën tuaj. Prandaj është e nevojshme të krijoni një rutinë të përditshme për fëmijën, ku ai/ajo të kujdeset për veten. Psh çdo ditë në mëngjes mësojeni të lajë duart, fytyrën, dhëmbët. Gjithashtu të ndërrojë rrobat (veshmbathje dhe ato të jashtme).
Kjo është një mënyrë e mirë, që ai/ajo të kuptojë mbi trupin, të respektojë atë dhe të ketë ndienjën e dinjitetit. Gjithashtu mund ta nxisni të bëjë ushtrime, sporte dhe të ushqehet shëndetshëm. Duke i treguar dhe shembuj nga jeta e përditshme si: gjyshi, gjyshja, babai ose të afërm, nëse merren me sport, sa janë rritur, sa janë zgjatur etj.
6. Flisni për prekje në zona të papërshtatshme
Statistikat në lidhje me sulmin seksual ndaj personave me aftësi të kufizura fizike dhe intelektuale janë të larta. Studime të ndryshme tregojnë se ata janë gati 4 deri në 10 herë më shumë të sulmuar se personat e tjerë.
Prandaj është e nevojshme t’i shpjegoni fëmijës suaj sesi të veprojë nëse dikush tenton ta prekë ose sulmojë. Ju mund t’i tregoni ndryshimin ndërmjet një përqafimi dhe një puthje nga një i afërt dhe nga një i panjohur. Mësojini të thotë jo ose largohet kur nuk dëshiron, që dikush ta përqafojë osë puthë. Gjtihashtu, shpjegojini ndryshimin midis pjesëve private të trupit që janë të brendshme mbulohen, si në plazh që veshim rrobabanje dhe atyre të jashtme si krahu, dora, që janë të jashtshme dhe i përdorim për të ngrënë, për të shkruar detyra, për të ecur etj.
Mund të bësh një listë se me cilët të rritur mund të afrohet si famijlarë ose të afërm dhe mund t’i lejojë ta përqafojnë dhe puthin. Ose mund t.i kërkosh fëmijës të thotë se cilët persona do më shumë. Pra, njerëz që ai njeh, ndërsa kur nuk i njeh të thotë, jo ose të mos pranojë afrimin.
Pyeteni fëmijën herë pas herë se çfarë bën në shkollë, në kurse apo kudo ku shkon, Një gjë e mirë është se ata janë të sinqertë dhe kështu do të kuptoni më shpejt se çndodh me fëmijën tuaj.
7. Përsëriteni bisedën sipas nevojës
Shumica e këtij infromacioni, sigurisht që nuk do të mjaftojë, që herën e parë. Ajo do të jetë një bisedë e vazhdueshme për shumë kohë ose vite. Sa herë fëmija të vejë re një ndryshim në trupin e tij, ju do të ktheheni në gjendjen fillestare. Nëse ai/ajo harron deodorantin, ju mund t’i shpjegoni higjienën. Nëse ai/ajo sheh një mik ose të afërm me motër ose vëlla, ju mund t’i shpjegoni riprodhimin.
Mund të jetë e lodhshme dhe kërkon durim! Por e rëndësishme është të flisni sa më shumë me fëmijën tuaj, sepse kështu ai/ajo do të kuptojë ndryshimin në trupin e tij/saj dhe do të vetëdijësohet për ta mbrojtur dhe kujdesur për të.