Ik maturant! Nga Orilda Kalami, sociologe

Ik maturant!
Provimet e matures jane perballja e pare e nje filize me shtetin. Nje filize idealist, enderrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente, me mendjen te dashuria, me dilema, me hutime, me shije muzikore, pa shije muzikore, me libra pafund rrethuar, me endrra thurur pas atyre librave, me vullnet e grinte, me dembelizem e furi hormonesh, me formula e poezi, me padurim per t’i mbyllur ato studime formulash, me dashuri e urrejtje me prinder e mesues, me deshire, shume deshire per te dale ne jete, me sy te hapur gati per te perthithur cdo te re, me friken e se panjohures, e cila i jep me shume adrenaline, me nxitim, shume nxitim per te provuar eksperienca te reja.

Nje moment i rendesishem per jeten e nje 18 vjecari, qe vdes ta quajne te rritur, provimet e matures. Uh sa fjale e madhe, sa ngarkese transmetuar bashke me te.
Por me shume te tmerrshme e te madhe kete fjale e bejne vete te rriturit. E ben nje sistem arsimor qe nuk u qartesua ndonjehere as per perberjen e provimit, origjinalitetin e tij e as per menaxhimin e tij.
Maturanti perballet me nje sistem konfuz, qe te tjera i jep per te mesuar e te tjera i kerkon. Maturanti ndjehet ne kurth.
Maturanti ndjehet i zhgenjyer.
Maturanti ndjehet i tallur.
I tallet mundi, investimi, lodhja, energjia, endrra.
Provimet e perballin ate per here te pare me padrejtesine kur ai meson se teza eshte shitur, kur degjon se ne nje tualet te nje shkolle dikush ka futur nje telefon, apo dikush e ka gjetur tezen me pare se te filloje provimi, apo kur nderkohe ai e pret qe t’i vije ne te famshmen oren 10.00, fiks, ajo eshte publikuar ne internet.
Ai perballet me deshtimin e shtetit per te administruar provimin, sepse ai nuk i njeh instancat e as nuk do t’ia dije kush ishte ne rregull e kush gabim, kush u soll korrekt e kush manipuloi. Ai hyn në provim ne masa te rrepta sigurie, shoqeruar me polic te dera, me pajisje per te kontrolluar mbajtjen e celularit, dikur edhe me helikoptere qe qarkullojne per te sjelle tezat. Terror, presion psikologjik, frike e nje shteti nga vetja.
Ai del nga provimi me syte e shqyer dhe thote: “U tallen me ne”. Maturanti perballet me hipokrizine, me hilen, me pabesine, me papergjegjshmerine. Te rriturit i mesojne se neser keshtu zgjidhen gjerat: me shkathtesine e nje pelivani mashtrues qe gjen tezen, qe e ben ndarjen e shkollave sipas qejfit, qe ble diplomen, qe s’ka nevoje te mundohet se rruga e shkurter dhe e piset te nderon. Antivlerat kthehen ne vlera, ai konfuzohet, por anormalja i ofrohet si norme.
Te rriturit i tregojne se jane indiferente ndaj ndjenjave dhe lodhjes se tij. Vete shteti i vet, te cilin ai e ka analizuar ne histori, ekonomi, letersi e sociologji i tregon papergjegjshmerine dhe pakujdesine ekstreme ndaj tij.
Sigurisht, Napoloni e ka thene ose s’e ka thene fare: “me mire shtate beteja se nje provim”, se ka emocionin e vet brenda. Eshte nje prov-im. Ti vihesh ne prove per njohurite e tua dhe ai moment prove behet vendimtar per jeten tende… Jo maturant, nuk e tregon ky moment vleren tende. Nuk mund ta mase nje shifer, ne kete kontekst, te ardhmen tende.
Ik, maturant, larg, po te perze vete ky sistem dhe kete shkrim po e ben nje zyshe qe eshte duke punuar me ty nje projekt per promovimin e vlerave dhe bukurive te Shqiperise qe pikerisht ti te mos ikesh larg…
Prandaj felliqesia qe shoqeron provimin e matures eshte shuplaka e pare qe i thote: “ik maturant!”, “Apliko jashte!”, “Ik, larg!”
Dhe atje larg ky lemsh padrejtesish, hipokrizish, hilesh, indiferentizmi, fasade do t’i duket nje llumnaje nga e cila ka shpetuar vertet, por ka lene vendin e vet ne rrethin vicioz te braktisjes… Kush do ta beje ndryshimin, kur endrrat, energjine dhe pastertine i largon me duart e tua?

Add Your Comment