T’i flasim fëmijës si bebe, apo me zë të plotë? Nga logopede Klaudia Sinani

Tingujt dhe fjalët e para të fëmijës janë melodia më e bukur për prindin.

Po ashtu dhe zëri juaj, i nënës, babit, vëllait apo motrës së tij, është melodia më e bukur për fëmijën tuaj.

Gjatë rritjes, fëmija juaj fillon të përdor fjalët e tij të para dhe është e kuptueshme, dëshira juaj e madhe  për t’i folur fëmijës me fjalë ‘bebe’ 👶, të cilat janë mjaft të lezetshme dhe i japin një formë tjetër lezetuese bisedës suaj me fëmijën.

🤷‍♀️E drejtë, tundimi është i madh dhe ndonjëherë i pashmangshëm. 🤷‍♀️

🔔POR🔔

Fëmija mëson nëpërmjet jush, duke ju dëgjuar dhe imituar ju.

Është e rëndësishme që fëmija juaj të dëgjojë formën dhe mënyrën e duhur të artikulimit të fjalës. Në fund të fundit ju po i modeloni se si ai/ajo do të flasë kur të rritet, se si fjala do të tingullojë kur ta thotë sërish (mos korrigjoni, *MODELONI* ).

Zëvendësojeni të folurën bebe me fjalë të mirë artikuluara dhe me zë melodioz për të tërhequr vëmendjen e fëmijës suaj.

Është instikt i natyrshëm i yni që kur flasim me fëmijët, zëri ynë të bëhet më i butë, më i ëmbël e melodioz. Mos e ndryshoni këtë zë, modelojini fjalë të artikuluara saktë dhe kështu do ti jepni fëmijës suaj stimujt e nevojshëm gjatë rrugetimit të tij drejt zhvillimit të të folurit dhe komunikimit.

Te Logopedi 🤗

Add Your Comment