Identifikimi i gjendjeve të ndryshme emocionale na ndihmon të kemi një vetëdijësim më të lartë të ndjenjave tona dhe të dimë të përcaktojmë më shumë sesa thjesht “mirë” apo “keq”. Ky polarizim i mënyrës sesi ndihemi, nuk bën gjë tjetër vetëm se nxit ndjenjat e turpit dhe fajit. Kështuqë, është shumë e shëndetshme që të dimë të dallojmë dhe emërtojmë emocionet tona në mënyrën e duhur.
Edukimi emocional nis që herët në fëmijëri, por nuk është asnjëherë vonë për të kultivuar pjekuri emocionale dhe një të kuptuar më të mirë të vetes dhe të tjerëve. Ndryshe nga ajo që perceptohet rëndom, që shprehja e emocioneve, komunikimi i tyre dhe të qënit vulnerabël është shprehje dobësie, e vërteta është se të ndash përjetimet personale me të tjerët kërkon kurajo dhe është për t’u vlerësuar.
Disa emocione pozitive janë:
Entuziasëm
Krenari
Lumturi
Shpresë
Kënaqësi
Qetësi
Mirënjohje
Optimizëm
Qetësi
Motivim
Besim
Dashuri
Respekt
Mbështetje
Inkurajim
Mirëkuptim
Mirësi
Disa emocione negative janë:
Zhgënjim
Trishtim
Pavendosmëri
Inat
Mllef
Urrejtje
Turp
Faj
Xhelozi
Zili
Zemërim
Frustrim
Stres
Ankth