Teknika me 4 hapa për t’u vendosur fëmijëve limite sipas metodës Montessori

Prindërit duan që fëmijët të rriten të lirë, që  të gjejnë rrugën e tyre dhe të krijojnë identitetin e vet në një mënyrë natyrale. Sidoqoftë, është e nevojshme të vendosen një sërë kufijsh, pasi këto janë një mënyrë për t’i udhëhequr ata në mënyrë që ata të jenë të lirë dhe të dinë të jetojnë me respekt dhe harmoni me njerëzit përreth tyre. Kjo është arsyeja pse ne mund të konsiderojmë se kufijtë janë një shprehje e dashurisë së prindërve ndaj fëmijëve.

Për të ndihmuar prindërit të vendosin kufij për fëmijët, mund t’i referohemi  teknikës së mëposhtme  me 4 hapa:

 

– Ndalimet/kufizimet e vazhdueshme

Askush nuk pëlqen të dëgjojë vazhdimisht atë që NUK mund të bëjë: ‘Mos u ngjit’, ‘Mos bërtit’ … Kjo është arsyeja pse ne duhet të shmangim kufijtë negativë dhe t’i zëvendësojmë me ato më pozitivë. Për shembull, në vend që t’u themi fëmijëve  ‘mos vraponi’, do të funksionojë më mirë të themi “këtu ne duhet të ecim ngadalë”.

– Etiketimet

‘Je dembel’, ‘Sillesh si një djalë i keq’ … Etiketat përfundojnë duke ndryshuar mënyrën se si fëmijët e perceptojnë veten e tyre.

– Fyerjet

Ne kurrë nuk duhet të vendosim kufizime për fëmijët nga inati, zemërimi dhe frustrimi që shpeshherë sfidat e edukimit shkaktojnë.

– Kërcënimet ose dënimet

Kërcënimet dhe ndëshkimet mund të funksionojnë në një periudhë afatshkurtër, pasi fëmija mund të ndalojë së bëri diçka që po bënte sepse ndjen frikë. Sidoqoftë, nuk është një mjet që respekton emocionet e fëmijëve dhe nuk ka një efekt pozitiv afatgjatë.

Add Your Comment