Vitaminat më të nevojshme për zhvillimin e fëmijëve nga mosha 1-3 vjec; karakteristika dhe nivelet e duhura

JONA SALI
FARMACI “MAJLINDA” DURRES

 

 

Vitaminat janë substanca ushqyese të cilat organizmi i njeriut nuk mund t’i sintetizojë, por mund t’i marrë me anë të një diete të ekuilibruar dhe larmishme.

Pra, ato luajne rol thelbësor për të gjitha funksionet e organizmit përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

 

Vitaminat ndahen në dy grupe:

Vitamina të tretshme në yndyrna (liposolubile)

Vitamina të tretshme në uje (hidrosolubile)

 

Vitaminat liposolubile janë vitamina A(retinol), vitamin D (kalciferol), vitamina E(tokoferol) etj. Përthithja e tyre nga zorrët varet nga absorbimi normal i yndyrërave.

Ndërsa vitaminat hidrosolubile absorbohen lehtë nga zorrët dhe në këtë grup bën pjesë: vitamina C (acidi askorbik) si dhe vitaminat e familjes B (B1- tiamine, B2- riboflavin, B3- niacin, B6- piridoksine, B9- acid folik, B12- kobalamine).

 

Pyetjet e prindërve për to janë të shumta dhe ndaj shpesh herë i drejtohen mjekut si dhe farmacistit të tyre. Në këtë shkrim do të flasim pikërisht për vitaminat, rolin e tyre në organizëm dhe disa karakteristika të tyre.

 

Thelbësor është për t’u përmendur fakti se nëse fëmijët ndjekin një regjim ushqimor të përshtatshëm i marrin të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme por në situate të ndryshme fëmijët mund të kenë nevojë për to (pamjaftueshmëri).

Shkurtimisht do të përmendim disa vitamina me  karakteristikat e tyre. Kërkesat për nutrientët (lëndët ushqyese) varen nga mosha, gjinia si dhe niveli i aktiviteteve që realizojnë fëmijët.

Duke u rritur fëmijët kanë nevoja esenciale për nutrient që përmbajnë vitaminë D si dhe kalcium për kocka të forta dhe të shëndetshme. Nivelet e duhura të vitaminës D në organizëm luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga gjendje inflamatore me origjinë të ndryshme.

Në saje te ekspozimit ne diell per rreth 10-15min janë mëse të mjaftueshme për të prodhuar sasinë e nevojshme të vitaminës D, por mekanizmi me të cilin organizmi yne realizon këtë proces është ende i panjohur.

Mungesa e vitaminës D te fëmijët mund të sjelle sëmundjen e rakitizmit si dhe një formim jo të duhur të kockave.  Fëmijët e moshës nen 1vjec kanë nevojë për 400ui/ditë vitaminë D. Fëmijët e moshës 1-3vjec  kane nevojë për  600ui/ditë vitamin D. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të nevojave të fëmijëve. Disa ushqime të pasur me vitamin D jane: spinaqi,fasule,e verdha e vezes, djathi,sardele, salmon etj.

 

Një vitaminë tjeter shumë e rëndëishme për nga funksioni eshte acidi askorbik (vitamina C). Acidi askorbik në saj të veprimit antioksidant që realizon, forcon sistemin imunitar si dhe mbron qelizat e organizmit  nga proceset oksidative. Duke qenë se vitamina C gjendet në mjaft ushqime marrja e saj në formë suplementi shpesh nuk është e nevojshme. Brokoli banane, portokalli, limoni janë disa ushqime që permbajnë acidin askorbik. Fëmijët e grupmoshës 1-3vjec kanë nevojë për 15mg vitamin C/ditë ndersa ata 4-8vjec keshillohet rreth 25mg vitamin c/ditë. Nuk duhet kurrsesi të abuzohet me dozën e marrje s së vitaminës C pasi mund të shfaqen efekte anësore si diarre ose kostipacion, problem te stomakun etj.

 

Grupi i vitaminave B eshte gjithashtu shumë i pershkruar nga mjeket dhe sugjeruar nga farmacistet per shkak të benefiteve të shumta në organizëm. Ndër funksionet themelore të këtij grupi do të vecoja efektin pozitiv në zhvillimin normal të organizmit, përcimin e impulsive nervore si dhe forcimin e sistemit imunitar. Disa ushqime të pasura me grupin e vitamianve B do te vecoja: mishi, pula, peshku, arrat, fasule etj.  Një rol të rëndësishëm vitaminat e grupit B luajnë në forcimin e kockave dhe dhëmbëve. Në rast të abuzimit me sasinë e marrjes shfaqen efekte të padëshiruara si të përziera, djersitje, dobësi fizike etj. Ndaj gjithnjë cdo suplement duhet të merret nën këshillat e mjekut dhe farmacistit për të përcaktuar dozimin e pershtatshëm.

 

Në tregun farmaceutik në Shqipëri aktualisht gjenden suplemente nga mjaft kompani të vlerësuara ndërkombtarisht të cilat karakterizohen nga një prodhim në perputhje të të gjithë rregullave të prodhimit të mirë (GMP).

Do të sugjeronim një kompani italiane “BUONA” për filozofinë qe ajo ndjek.

‘Buona-mirëqënie për fëmijën’ ofron një gamë të plotë suplementesh për fëmijët dhe bazohet në përbërës aktivë gjithmonë të cilësisë më të lartë dhe i nënshtrohet procedurave të kontrollit gjatë gjithë procesit të prodhimit.

Ndaj kjo linjë është kaq shumë e përzgjedhur nga mjekët dhe farmacistët.

Secili suplement ka karakteristikat e tij por e përbashkëta e tyre është mirëqënia e fëmijëve.

Më poshtë do paraqiten vetëm disa produkte të linjës ‘BUONA’ për të cilat diskutuam dhe më sipër.

 

                   

 

Mirëqënie, përkujdesje, dashuri për të vegjëlit tuaj në cdo moment të ditës!

 

FARMACI “MAJLINDA” DURRES

Farmaci/Suplemente/Produkte dermokozmetike

Adresa: Rruga “Aleksander Goga”, prane Muzeut te Deshmoreve Durres

Instagram: Farmaci Linda 

 

Add Your Comment