Mite dhe të vërteta rreth sindromës Down

Nga Silvana Gjoni
Logopediste dhe terapiste ABA

❌Sindroma Down është një gjendje e rrallë.
Në fakt, ajo është një çrregullimi kromozomik më I njohur dhe me okurrencën më të lartë.
❌Personat me SD kanë jetëgjatësi të shkurtër
Jetëgjatësia e tyre, ashtu si edhe e çdo personi tjetër, varet nga kujdesi dhe stili I jetesës.
❌SD trashëgohet
Studimet tregojnë që nuk trashëgohet, nuk ka asnjë evidencë të pranuar mbi këtë.
❌Personat me SD lindin si pasojë e prindërve me moshë të madhe
Nuk ka prova për këtë.
❌Personat me SD kanë vështirësi të theksuara konjitive
Ka shumë persona me SD që arrijnë suksese të mëdha në jetën e tyre, duke funksionuar si individë të pavarur. Madje, shpesh, pjesëmarrës në kompeticione të ndryshme.
❌Pjesa më e madhe e personave me SD janë të institucionalizuar
Ata arrijnë të funksionojnë si individë të pavarur nëse trajtohen siç duhet dhe herët.
❌Prindrit e këtyre personave nuk gjejnë asnjë mbështetje për të ofruar shërbim terapeutik për fëmijët e tyre
Shumë terapistë janë të kualifikuar dhe në gjendje të ofrojnë terapi për këta persona.
❌Personat me SD nuk mund të përshtaten në klasa normale
Një pjesë e madhe e tyre kapin ritmin e bashkëmoshatarëve me ndihmën e një terapisti mbështetës
❌Të rriturit me SD nuk kanë asnnë mundësi për t’u punësuar
Shumë prej tyre punësohen dhe madje në punë që kërkojnë nivel të lartë intelektual
❌Personat me SD janë gjithnjë të lumtur
Ata përjetojnë emocione si çdokush tjetër
❌Të rriturit me SD janë të për të formuar marrëdhënie interpersonale që të çojnë në martesë
Ata arrijnë të ndiejnë dhe të formojnë karakterin e tyre si çdo person tjetër.
❌SD nuk mund te kurohet
SD nuk është sëmundje. Ky është prototip i gabuar.

💚PRANO💚
💚DUAJ💚
💚MBESHTET💚

Add Your Comment