Të rriturit gjithmonë thonë se “të lutem” është fjalë magjike por nuk duhet harruar rëndësia e mirënjohjes dhe shprehjes së saj.
Fjala “faleminderit”, nuk tregon vetëm mirësjellje por shpreh edhe një mirënjohje për punën e bërë.
“Mirënjohja është e rëndësishme dhe unë mendoj se ndonjëherë harrojmë ta shprehim”, – thotë Dr. Mayra Mendez kordinatorja e programit për zhvillimin intelektual në spitalin e fëmijëve në “Saint John’s”. Ne harrojmë t’ju mësojmë fëmijëve rëndësinë e të thënit faleminderit si shprehje mirënjohje.
Një nga arsyet se përse “faleminderit” mësohet më pak se “të lutem” është se “faleminderit” është më e vështirë për tu mësuar. Por përsëri fëmijët mund të mësohen ta thonë, duke i bërë të kuptojnë vlerën e të shprehurit të kësaj fjale magjike.
Çështja, sipas Mendez, është t’u mësosh fëmijëve vlerën e mirënjohjes. Ndonjëherë prindërit mendojnë se mund të jetë demoralizuese për një fëmijë të thojë faleminderit për çdo gjë, por edhe gjërat më të thjeshta meritojnë një faleminderit.
Mirënjohja, sipas ekspertes nuk është përulje.
Mendez thotë se ju duhet të jeni një model për fëmijët tuaj duke e thënë “faleminderit” atëherë kur vërtet ka rëndesi dhe mbi të gjitha duke e shprehur me sinqeritet. Megjithëse dhënia e një modeli ka një impakt të fuqishëm në mësimin e fëmijëve, ka dhe mënyra të tjera me të cilat mund t’i mësoni fëmijët të shprehin mirënjohjen sipas Mendez. Të luajturit me kukulla apo me figura aksioni, me të cilat mund të stimuloni situata në të cilat mund të shprehet mirënjohja është një tjetër mënyrë për ti mësuar fëmijët.