Pavarësisht llojit të tij, këngë, valle,vizatim, teater, etj, artet i lejojnë femijeve të shprehin veten
Kjo është dhe një nga shumë arsyet pse terapia e artit ekspresiv është bërë e njohur, vecanërisht per fëmijë me nevoja të vecanta. Kombinimi i arteve ekspresive ose cdo lloj krijimtarie ndihmon në rritjen dhe zhvillimin individual duke kontribuar në uljen e ankthit, stresit, pervetësim të vetdijes dhe rritje te vetvlersimit… Arti forcon mardheniet, rregullon sjelljet dhe avancon e zhvillon aftësitë shoqërore. Arti është një formë terapie e cila i ndihmon femijët të përballen me situata negative, paaftësi apo problematika. Përmes rehabilitimit, edukimit, komunikimit arti ndihmon fëmijën të lirohet dhe shprehë ndjenjat e tij. Puna ne grupe arti,aktivitete artistike me shoke e shoqe i ben at ate njohin dhe shfaqin forma te ndryshme reagimi, prej te cilave ata, pranojne kritika, vlersime dhe nderveprojne ne funksion te aktivitetit. Të jesh i zemëruar ose lënduar nuk është gjithmonë e lehtë të shprehet me fjalë, por një fëmijë mund ti vendosë këto emocione në një vizatim, ku nepermjet kenaqesise qe femija ndjen kur lapsi me ngjyre kalon mbi leter dhe kur sheh qe nje pike boje me ngjyre behet gjithnje me e madhe. Femija me perdorimin e materialve te ndryshme ne oret e artit hulumton me perdorimin etyre e keshtu krijon ide mbi objektet qe e rrethojne.. Shprehja nëpërmjet artit është një mënyrë për tu ndjerë i lirë, duke treguar personalitetin dhe atë cfarë femijët ndjejnë, e duke kuptuar pikat e tyre të forta. Arti zgjon imagjinatën dhe krijimtarinë e femijës dhe ndihmon se si ai te perfshijë shqisat e tij. Krijimi i aftësive shoqërore në moshë të hershme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin. Fëmijët që janë kënaqur në mjediset shoqërore veprojnë shumë më mirë si të rritur, pasi krijojnë lidhje, komunikim e ndjeshmëri. Arti është një formë terapie të cilën e lehtëson dhe drejton një profesionist por kjo mund të përkthehet në përditshmërine e femijës nga prindi.
Inkurajoni femijët të eksplorojnë anën e tyre artistike dhe krijuese duke bërë projekte artizanale me materiael lehtësisht të aksesueshme: gota plastike, letër, fije, gurë, rërë, dru, amballazhime te ndryshme, vinovil, bojra etj. Përfshirja në aktivitete të tilla është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve.
Te grupuara sipas fushave te zhvillimit, mund te themi se veprimtarite e artit, vizatimi, (pune dore) ndihmon:
➢ Ne zhvillimin emocional
➢ Jep mundesine e komunikimit jo verbal(pa fjale)
➢ Krijon mundesi per te shprehur ndjenjat ne menyre te vecante
➢ Largon ankthin, ndrydhjen emocionale
➢ Krijon ndjenjen e pushtetit mbi veten
➢ Krijon ndjenjen e vetekenaqesiese
➢ Ne zhvillimin fizik
➢ Zhvillon kontrollin e vogel motorik
➢ Zhvillon shqisen e te prekurit
➢ Mpreh te parit(shikimin)
➢ Inkurajon levizjet trupore
➢ Zhvillon, permireson, kordinimin sy duar
➢ Ne zhvillimin shoqeror
➢ Ndihmon pavaresine
➢ Krijon mundesi pere te punuar me te tjeret dhe kembyer gjera me ta
➢ Zhvillon ndjenjen e pergjegjsise per punen qe kryen
➢ Zhvillon ndjenjen e kujdesit per materialet dhe mjedisin rrethues
• Ne zhvillimin intelektual
➢ Ndihmon dhe zhvillon rritjen e fjalorit
➢ Meson koncepte te shumta
➢ Rrit kohen e perqendrimit
➢ Edukon kembenguljen
➢ Meson te planifikoje,organizoje dicka.
Psikologe zhvillimi/shkollore Lindita Biraçi