Tani dihet mirë se leximi është mjaft i dobishëm për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Por që leximi i librave madje mund të përmirësojë notat e adoleshentëve në shkollë është ajo që doli nga një studim i ri i kryer nga Universiteti i Malaga (Spanjë) dhe University College London (Mbretëria e Bashkuar).
Librat “aleatë” të shkollës
Hulumtimi, i botuar në “Oxford Review of Education”,nxjerr në pah sesi leximi i librave çdo ditë i bën fëmijët të përmirësojnë notat e tyre në shkollë. Dhe jo vetëm, siç mund të pritej, në lëndët letrare, por edhe në ato shkencore. Por kini kujdes: studiuesit shpjegojnë se performanca e shkollës përmirësohet vetëm nëse fëmijët lexojnë libra, ndërsa leximi i revistave dhe materialeve komike nuk kanë të njëjtin efekt.
Studimi i 43 mijë adoleshentëve
Studiuesit vlerësuan performancën akademike të mbi 43,000 nxënësve në moshën 10-11 vjeç dhe më pas tre vjet më vonë, midis moshës 13 dhe 14 vjeç, duke gjetur se nxënësit që duan të lexojnë libra kanë rezultate më të larta në teste. Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se rezultati mesatar i nxënësve që lexonin libra u rrit në përgjithësi me 0.22 pikë, që barazohet me 3 muaj shtesë të përparimit akademik.
“Ndërsa një përparim tre-mujor mund të duket si një gjë e vogël për disa njerëz, ai barazohet me mbi 10% të të gjithë periudhës trevjeçare të shkollës së mesme, të cilën ne e dimë se është një periudhë e zhvillimit të madh,” shpjegon John Jerrim i UCL , bashkautor i studimit. “Në një botë gjithnjë e më dixhitale, është e rëndësishme që të rinjtë të inkurajohen të gjejnë kohë për të lexuar libra”.
Botimet komike dhe revistat nuk kanë të njëjtin efekt
Autorët e hulumtimit shpjegojnë se ndërsa ka disa studime që fokusohen në sasinë e kohës që fëmijët kalojnë duke lexuar çdo ditë dhe se si kjo ndikon në rezultatet e tyre në shkollë, pak sondazhe janë përqendruar në llojin e leximit të zgjedhur nga fëmijët. Ajo që është përpjekur të bëjë ky hulumtim, duke zbuluar se, ndryshe nga leximi i librave, nuk ka asnjë përfitim për performancën akademike që rrjedh nga leximi i gazetave, materialeve komike ose revistave, ndërsa tregimet do të jepnin vetëm përfitime margjinale.
Sipas të dhënave të mbledhura, vajzat duket se lexojnë histori, libra dhe gazeta më shpesh sesa djemtë.