Kur një fëmijë mbush 2 vjeç, duket se ai bën një ndryshim të madh në zhvillimin e tij. Në këtë moshë fëmija është i aftë të bëjë më shumë gjëra sesa muajt e mëparshëm, ai fillon dhe kupton më tepër atë që i thuhet dhe gjithashtu, në nivelin fizik fëmija ka bërë përparim të mirë. Në këtë moshë të bukur, të vegjëlit imitojnë gjithçka që shohin, kështu që nëse një fëmijë 2-vjeç ka një vëlla më të madh, ai me shumë gjasa do ta imitojë atë në gjithçka.
Fëmijët nga 2 deri në 3 vjeç ndryshojnë me hapa të mëdhenj .Në këtë moshë fëmijët kanë përvetësuar disa cilësi dhe janë në gjendje që të bëjnë ndarjen dhe dallimin, ku mund të përmendim:
Ndjenjat
Kjo është një nga moshat më të rëndësishme për zhvillimin emocional. Fëmijet kalojnë nëpër shumë emocione ndërsa mësojnë për ndjenjat e të tjerëve dhe të tyre.
“Shpërthimet” janë shumë normale sepse fëmijët në këtë moshë e kanë të vështirë të shprehin me fjalë ato që ndiejnë dhe emocionet më pak të “mëdha” siç janë zhgënjimi, zemërimi, turpi, faji.
Fëmija ka filluar të kuptojë në moshën 2 vjecare se si sjellja e tij ndikon në botën përreth dhe veten e ti. Tashmë ai nuk do të ketë aq shumë ankth ndarjeje dhe fëmija mund të mos mërzitet më aq shumë kur qendron në kujdesin e njerëzve të tjerë.
Gjuha
Në këtë moshë kur fëmijët e vegjël mund të fillojnë të përdorin fjali me 2 dhe 3 fjalë, ata janë në gjendje të thonë dhe kuptojnë: “Unë”, “ti”, “imja”, “e jotja”. Fëmija mëson të përdorë shumë fjalë, kështu që do të jetë më lehtë ta kuptoni kur flet. Në këtë rast mund ta ndihmojmë duke i shpjeguar se çfarë bëni gjatë ditës ose duke bërë pyetje për gjërat që sapo ka bërë, për shembull: “Çfarë po blejmë në dyqan? -Qumësht dhe vezë ”. Kështu nxisim fëmijën që të ketë shprehi dhe fjalë të reja.
Mendimi
Gjithçka që fëmijët e vegjël kanë mësuar deri më tani i ka ndihmuar ata të zhvillojnë të menduarit e tyre. Fëmija ka filluar të mësojë koncepte të tilla si koha dhe të tjera, të tilla si: i madh / i vogël, ditë / natë . Gjithashtu fëmija do të fillojë të tregojë pjesët e trupit bazuar në atë që pyetet ose çfarë po bën, është në gjendje të emërtojë objekte, duke kombinuar forma dhe ngjyra. Gjithashtu fëmija do të jetë në gjendje të zgjidhë gjërat duke kuptuar veprim-reagim dhe shkak-pasojë.
Luajmë dhe mësojmë
Të luash është thelbësore për fëmijët sepse kështu mësojnë. Ata kënaqen duke luajtur me të tjerët, të vishen, të bëjnë zhurmë. Nëse një fëmijë i vogël luan kjo është sepse është i lumtur. Të tregosh histori, të këndosh dhe të lexosh janë gjithashtu gjëra argëtuese që fëmija është i motivuar të bëjë në këtë moshë.
Aftësi të përditshme
Në këtë moshë, fëmijët duan të bëjnë më shumë për veten e tyre. Për shembull, ndoshta mund të lajë duart, të pastrohet në kohën e banjës, të ushqehet dhe të vishet apo të heqë rrobat.
Ju mund t’i stimuloni të rrisni besimin e fëmijës për të bërë gjëra në mënyrë të pavarur në shtëpi me detyra, si psh pas cdo loje të vendosë lodrat në vendin e caktuar. Në këtë rast fëmija do të jetë shumë krenar kur ai është një ndihmës i mirë.
Në kete fazë fëmija ka përvetësuar akoma më mirë keto aktivitete:
Ai i bën shumicën e gjërave që ju i kërkoni pa ndihmën tuaj.
Ndjek udhëzime të thjeshta si “Jepi topin babait”.
Procesi tualet dhe pse mund të hasë vështirësi tek fëmijët duhet të jetë i natyrshëm, spontan dhe pa i bërë presion.
Lëvizja
Në këtë moshë, fëmijët mund të vrapojnë dhe do të rrëzohen më pak. Fëmijët e moshës 2 vjecare fillojnë të ngjisin dhe zbresin shkallët vetë. Kanë përvetësuar më mirë hedhjen, goditjen dhe kapjen e një topi.
Të qënit aty në castin që fëmija eksploron, e ndihmon të ndihet i qetë dhe i sigurt. Kjo e ndihmon fëmijën të zhvillojë besimin për të provuar gjëra të reja dhe për të eksploruar vetë. Në këtë moshë, fëmija gjithashtu mund të kërcejë në të njëjtin vend dhe t’i japë një biçiklete me tri rrota.