Momenti kur fëmija shqipton fjalën e tij të parë, është shumë i rëndësishëm për prindërit.
Vëzhgimet tregojnë se të gjithë fëmijët me zhvillim tipik ndjekin të njëjtën ecuri të zhvillimit gjuhësor.
Më poshtë do përpiqemi të paraqesim statcione të ecurisë linguistike të fëmijës.
6 muajsh – Përsërit tingujt të cilët i prodhon vetë; imiton tinguj të tjerë; arrin të përdorë rreth 12 fonema.
12 muajsh – Zakonisht përdor edhe tre fjalë të tjera përvec “ma” “ba” ; mund te vokalizojë fjalë të tilla si “pashim” “mau” (macja) ; përdor me shumë se 18 fonema
18 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 20 fjalë dhe 21 fonema të ndryshme; përdor emrat e objekteve të cilat për të janë familjare; përdor fjalë si “jo” “imja” “e mirë” “këtu” “ku” “shumë” si dhe shprehje te tilla si “cfarë është kjo?”
Përdorimi i fjalëve në këtë moshë mund të jetë i parregullt.
24 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 270 fjalë dhe 25 fonema të ndryshme ; përdor mesatarisht 75 fjalë në orë në kohë që është duke luajtur; formon fjali të thjeshta me 2-3 fjalë; përdor vetëm 2 fjalë për t’iu përgjigjur dikujt . Përemrat e para të përdorur janë e imja, unë, atë, mu , kush; Përdor fjalë të thjeshta si; “hopa mami” “kukulla mirë”
30 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 425 fjalë dhe 27 fonema të ndryshme; thotë mesatërisht rreth 140 fjalë në orë; identifikon objekte të tilla si: dera , tavolina, celës, topi. Përdor më shumë mbiemra dhe ndajfolje; fillon t’i bëjë pyetje të rriturve dhe thotë qëllimin që ka përpara se të veprojë.
36 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 900 fjalë në fjali të shkurtëra me 2-3 fjalë. Përdor mesatarisht 15.000 fjalë në ditë dhe 170 fjalë në orë. Përdor fjalë të tilla si “kur” “sot” “dje” ; emërton ngjyra dhe tregon histori të pakuptueshme; fillon të përdorë shumësin si dhe disa ndajfolje vendi. Përdor komanda të tilla si “bëjë këtë!” “unë dua”.
42 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 1200 fjalë në fjali më të kompletuara të cilat shkojnë nga 4-5 fjalë. Fëmija përdor mesatarisht 203 fjalë në orë; flet më shpejt; tregon se cfarë ka bërë sipas rendit të duhur; kërkon leje si “a mundem unë?”
48 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 1500 fjalë në fjali; përdor mesatarisht 400 fjalë në orë numëron deri në tre; emërton ngjyrat kryesore dhe disa monedha, kënaqet kur thotë fjalë pa lidhje dhe ekzagjeron gjërat; fillon të pyesë se si dhe pse ndodhin gjërat; është në gjendje të recitojë një poezi apo këndon një këngë dhe përdor fjalë të tilla si: ndonjëherë, pothuajse, tani, dick , apo por.
54 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 1800 fjalë. Mëson të numërojë deri në 20; bën pyetje për të marrë informacion dhe mëson të kontrollojë dhe të manipulojë personat dhe situatat me anë të gjuhës.
60 muajsh – Zakonisht përdor më shumë se 2200 fjalë. Mund të numërojë deri në 5 objekte; pyet për kuptimin e fjalëve të caktuara si dhe bën pyetje serioze si:“ Për çfarë përdoret kjo?” apo “ Si punon kjo gjë?”. Përdor të gjitha llojet e fjalive. Mundohet të lexojë duke u nisur nga figurat.
66 muajsh – Zakonisht përdor mbi 2300 fjalë. Gabimet gramatikore vazhdojnë të bien ndërkohë që fjalitë dhe fjalori i përdorur bëhen gjithmonë e më të sofistikuara.
72 muajsh – Zakonisht përdoren më shumë se 2500 fjalë. Thotë përmendësh numrat deri ne 30 si dhe pyet për kuptimin e fjalëve. Mundohet të plotësojë analogjizma të tilla si: “ Tavolina bëhet nga druri ndërsa dritarja nga …….” ,“Zogu fluturon , peshku ……”