Kur dikush me nje jete problematike, te frustruar, gjithe inate dhe mllefe, ulet ne nje kafe me ty, pergatitu te degjosh me te keqen. Ai mund te shaje ate apo ata qe mendon se i kane rene ne qafe!
Nje i dashur apo e dashur qe e tradheton, shoqerine qe nuk e kupton, etj. Pastaj mund te mburret se eshte me i madhi i te gjitheve! Dhe eshte e kuptueshme ta thote, duke qene se ndihet inferior. Mund te tregoje qe ai si person eshte “njishi” dhe ti ben mire ta degjosh. Mund te te permende parate e shumta qe ka, hiret fizike dhe nese per fatin tend te keq ky njeri eshte dhe pak analfabet, do te perdore nje gjuhe rruge qe te fyen inteligjencen, sidomos nese e sheh te veshur me rroba te shtrenjta dhe te gjithe derdellitjen prej kaposhi e ben pasi ka pire alkool mjaftueshem sa fjalet padashje t’i dalin te rimuara dhe te riperseritura aq sa ti fillon dyshon se mos ka ndonje paaftesi intelektuale!
Nese ky person eshte njeri pozitiv por ka shume ankth, ai do te filloje te qahet per jeten. E nese do te jete i frustruar seksualisht, do te tregoje sesa i parezistueshem eshte, ose thjesht do te qahet ne nivele vetepercmimi te pavetedijshem.
Nese keta persona te rastis t’i kesh afer ne bar, ti mire ben te tregosh dhembshuri dhe mirekuptim. Ne fund te fundit mund te zgjedhesh te mos i takosh me. Por cfare ndodh?
Shume prej tyre merren me muzike! Te gjitha neurozat e tyre qe do te duhej te trajtoheshin nga ndonje specialist i shendetit mendor, ata i hedhin ne tip kengesh moderne, ku megjithese ti nuk i takon fizikisht, ata te turren si psikovampire akustike nga bokset e lokalit ku ti po qendron.
Te futen ne makine duke uleritur, kthehesh ne shtepi e te futen ne TV duke mermeritur idiotesi. Nuk mbaron me kaq; edhe nese zgjedh te qendrosh ne nje vend te qete pa muzike, papritur degjon te rinj qe perserisin refrenet e ketyre kengeve patologjike, duke bere katarsis ne rastin me te mire dhe duke vazhduar traditen, ne rastin me te keq.
Por cfare ndodh me tingujt ne te gjithe kete mesele?! Tingujt kane psikologjine e vet estetike dhe si te tille ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne sistemin tone nervor.
Nuk po merrem me kombinimin e notave sepse kjo eshte teme me vete, por vetem me llojin e tingullit agresiv sintetik qe zgjedhin producentet muzikore ne shumicen e rasteve, qe t’i pershtatet sa me shume negativitetit te pasthirrmave vokale.
Per ta shmangur gjithe kete tallje qe i behet vesheve tane dhe te pish nje kafe ne qetesine tende me muzike te mire, mund t’i kerkosh kamarierit te nderroje playlisten me shpresen qe te jete mirekuptues. Para disa kohesh, kjo “strategji” funksiononte! Sot vjen pergjigjja qe i vendos vulen fatkeqe shumices se muzikes moderne shqiptare: “Nuk e nderroj dot sepse keto kenge pelqehen nga njerezit!”.
Degjim te kendshem