Cilat janë lojërat stimuluese për fëmijët nga 6muajsh–1 vjeç? Nga Xhuljana Belishaku, psikologe

Të mësuarit përmes lojës është një nga mënyrat më të rëndësishme që fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë.
Loja ështënjë aktivitet  ku fëmijët  tregojnë aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për eksplorim, imagjinatë dhe vendimmarrje.
Foshnja fillon të eksperimentojë botën e tij gjatë 6 muajve të pare të jetës. Por, ai nuk ka bërë  hulumtime, ai sapo e fillon. Tani eksplorimet e tij  bëhen më  të qëllimshme pasi gjuha e tij është  në rritje, të menduarit dhe aftësitë  fizike i lejojnë fëmijës të bëjë më shumë sesa mund të ketë  parë.

Përsëritja ndihmon foshnjat të mësojnë aftësi  të  reja. Përsëritja e një aktiviteti ndihmon foshnjat të kuptojnë shkakun dhe efektin, idenë se një veprim specifik con në një përgjigje specifike.

Disa nga lodrat stimuluese për fëmijë nga 6 muaj deri në 1 vjeç:
  • Blloqe të sigurta për bebe, në formë kubike, puzzles të thjeshta.
  • Një lodër e krijuar për t’u tërhequr (si p.sh. një qen lodër rrotulluese me varg për t’u tërhequr).
    Vendosni vargun me një lodër tërheqëse përpara fëmijës tuaj dhe shihni nëse ai do ta marrë atë  duke  përdorur gishtat.
    Nëse foshnja nuk e bën, e tërhiqni vargun vetë dhe pastaj vendoseni përsëri dhe prisni. Shohim nëse foshnja do të përpiqet. Kjo lojë është një mundësi për të praktikuar kontrollin e tij.
  • Lexoni librat së bashku. Lërëni fëmijën tuaj të përpiqet të kthejë faqen.
    Prekja dhe ndijimi që i bën librit bënjë të mundur eksplorimin me duar dhe gishta.
  • Për të stimuluar zhvillimin e gjuhës mund të zhvilloni lojëra më fëmijën tuaj, duke  imituar tinguj të ndryshëm si tingujt e kafshëve. Gjatë imitimit të tingujve ju mund t’i tregoni  fëmijës dhe objektin ose figurat  që  përkojnë me  tingullin përkatës.
    Gjatë  aktivitetit mund  të përdorni  dhe lodra me muzikë. Nëpërmjet  këtij aktiviteti  fëmija zhvillon aftësitë gjuhësore dhe imituese.
  • Lojërat ndijore janë shumë të rëndësishme për të zhvilluar aftësitë sensore te fëmijët 6 muajsh deri në 1 vjeç. Lojëra  të tilla ndihmojnë fëmijët të njohin dhe të dallojnë objektet nga njëri-tjetri dhe përbërjet e tyre.
    Në  kushtet e shtëpisë mund të përdorim mjete të tilla si rërë, dhe’, ujë, oriz, miell. I vendosim këto objekte në një tas ose një objekt të përshtatshëm dhe nxitni fëmijët t’i prekin ato dhe të luajnë.
  • Lodrat lëvizese ndihmojnë në zhvillim dhe gjithashtu argëtojnë fëmijën. Shkathtësitë e zhvilluara nga kjo lojë janë: koordinimi i pamjes me lëvizjen, shkathtësi e përgjithshme fizike dhe forca.

Add Your Comment