Nocioni “psikovampir” eshte nje nocion metaforik per te emertuar me lehte njerezit te cilet na rrembejne energji. Cdo njeri e njeh ndjesine, kur nepermjet takimit me nje person tjeter kupton se po humb energji emocionale, psikike, mendore apo fizike.
Te kesh nje person qe shprendan pozitivitet dhe ndikon ne formimin tend eshte dicka favorizuese. Ndikimi i njerezve ndaj nesh shpesh eshte i pa dallueshem por qe ka impakt. Bisedimi me nje mik pozitiv te percjell energji pozitive. E sigurisht qe do te jete dicka e mire per ty. Por ne jeten tone nje problem eshte se ne nuk njohim vec njerez pozitive. Ne jeten e perditshme ne nuk e analizojme me tutje se pse e perjetojme kete humbje energjie sepse marredheniet tona me njerezit e tjere i pranojme shpesh si te pandryshueshme dhe e mbajme punen si shkakun e shume merzitive. Disa prej nesh madje e kerkojne arsyen per keto ndjenja negative brenda vetes. Meqe sot jetojme ne nje kohe qe eshte bere “e modes” te jemi te stresuar, eshte thuajse e natyrshme te ndihemi te topitur nga lodhja ne mbremje. Ky pranim i lodhjes “sic e do etiketimi” eshte mashtrim i vetes, sepse shpesh ne themel te kesaj lodhjeje ka nje stres te thelle emocional, i cili lind pa u vene re ne mjedisin tone ideal. Secili nga ne te gjithe mund te jete i rrethuar nga grabites energjie apo psikovampire, qe na fusin ne nje stres emocional. Paleta e psikovampireve eshte teper e larmishme, sepse ata vishen dhe i veshim me ngjyra nga me te ndryshmet. Parimisht nga situata me njerez-vampirike gjendet nje disbalancim midis energjise qe investojme dhe asaj qe rimarrim. Psikovampir mund te jete kushdo qe eshte afer nesh, per disa mund te jete drejtori, lideri i projektit, ish partneri, kolegu i ekipit, kolegu i punes, nje nder mqte tuaj me te mire, per te tjere mund te jene motrat/vellezerit apo prinderit.
Psikovampiret riaktivizojne plage te vjetra te “viktimave” te tyre dhe krijojne nje efekt katalizatori ndersa personi qe bie pre e psikovampirit ka nevoje per energjine e te tjereve sepse duhet te kompensoje deficitet e tij me njerez te tjere. Pika me e dobet eshte vetebesimi sepse edhe personi qe bie pre dhe “viktima” kane nje vetebesim te manget. Psikovampiri i shfrytezon dobesite e te tjerve si edhe sundon vetevendosjen e te tjerve duke i kthyer ne qenie te zvetenuara. Kush zvetenohet per vite me rradhe nga personat ose dhe situate te atilla, e paguan me vone me nje pakenaqesi themelore, per jeten me nje pasivitet gjithmone e me te madh.
Disa nga tipet e “Psikovampireve”
Vampiri “KURTH”: Ky tip parimisht e mbicmon veten. Nuk lejon te kundershtohet pothuajse asnjehere, eshte i pabindur dhe ndihet i pazevendesueshem. Zakonisht vampiri “kurth” eshte shume narcizist. Ne qofte se vampiri “kurth” eshte shef, me gjasa te medha i shtrydh bashkepunetoret e tij, qe kurre nuk munden ta kenaqin. Keshtu jane viktimat e kurthit te tij.
Vampiri “PO, POR”: Ky psikovampir e gjen forcen duke filluar reagimin e tij ndaj ideve ose thenieve me moton “Po, Por” … Ky qendrim baze perjetohet si negativ dhe i mundimshem sepse psikovampiri permend shume arsye se pse nuk mund te ndryshoje apo te beje dicka ndryshe.
Vampiri “ RUAJTJA E TRASHEGIMISE”: Ky tip do preferonte qe bota te ndalonte. Ai ndjek moton e tij: kete e kemi bere gjithmone keshtu. I urren ndryshimet dhe i qepet sloganit: Po te ekzistonte ndonje ide tjeter me e mire, atehere une do ta kisha patur prej kohesh. Kohet nuk ndryshojne per vampirin, “ruajtes te trashegimise”. Viktimat e tij jane njerez krijues, te cileve u ngec sharra ne gozhde, me teper per vete inovacionet qe shfaqin.
Vampiri “HIMALAJA”: Ky tip ka synime shume ambicioze, deshiron te ngjitet pa u ndalur gjekundi deri ne majen me te larte. E ben kete me nje qendrim plot pritje mbytese ndaj mjedisit. Qe nga femijet e vet deri tek bashkepunetoret gjithmone kerkon nje rendiment dhe rezultat te pamundur. Edhe ne rast se e arrin ai e zhvlereson menjehere ( kete e di cdo njeri, kjo nuk ishte e veshtire). Vampiri “HIMALAJA” i injoron ata qe nuk jane te suksesshem. Torturon veten dhe te tjeret sepse deshron gjithmone te ngjitet sa me lart por megjithate kurre nuk e arrin qellimin. Nuk gjen asnjehere qetesi ne brendi te tij dhe ndjenjen e pakenaqesise ua kalon te tjerve.
Vampiri I “SJELLSHEM”: Edhe miresjellja e tepert mund te ju marre shume energji. Ndonese ky vampire nuk deshiron t’i behet barre askujt, pikerisht per kete behet barre akoma me e madhe. Meqe deshiron vazhdimisht te ndihmoje, e mbingarkon veten duke u krijuar te tjereve problem te reja. Psh Kur e fton vampirin e sjellshem ne nje restorant dhe e pyet se cfare deshiron te pije, ai pergjigjet “Cdo te pish ti”? Per mua njesoj eshte. Keshtu duhet ta pyesesh vazhdimisht qe ai te arrije te marre nje vendim.
Vampiri “UJKU NE LEKUREN E DELES”: Ky person duket ne fillim miqesor dhe nuk bie ne sy, por si te thuash qe eshte djalli vete. Viktimat bien shpesh ne gracken tij. Ky person shpesh eshte i lig dhe vetem ne siperfaqe eshte miqesor dhe social. Gjithcka rendohet nga fakti qe shumica e njerezve nuk e dallojne dot kete psikovampir.
Vampiri “HUNDE”: Ky vampir I fut hundet praktikisht kudo ku nuk kane vend. Me nxitjen e tij te brendshme, per t’u perzier me punet e te tjerve, krijon edhe pse pa dashje kaos edhe keqkupime te panumerta nder viktimat e shumta te perfshira kot, te cilat i ngaterron ne histori, ne fakt dhe banalitet.
Vampiri “EKSPERT”: Nuk ka informacion fare por e mban veten per ekspert. Ne cdo situate te veshtire e di nje pergjigje, mendon se eshte koke e madhe dhe me keshillat e tij te percipta i lendon dhe merzit te tjeret. Ky vampir ha kohen e viktimave te tij sepse me diturine e tij te pretenduar largohet shume nga tema. Nese dkush i del kundra idese se tij, rrezikon te kete nje maredhenie te nderlikuar me te.
Eduart Tafa, psikolog klinik
Kontakt: 0696361006
Comments
Romi
Një shkrim shumë fryt-dhënës !