Qëndrimi ynë pranë prindërve është shumë i rëndësishëm, sepse ndikon në mirëqenien e tyre. Studuiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë arritur në përfundimin se për të rritur jetëgjatësinë, prindërit kanë shumë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tonë.
Më herët është vërtetuar se vetmia përshpejton proçesin e plakjes, duke shkaktuar tek prindërit shkurtim të jetës. Sa më shumë të rritemi në moshë aq më shumë i japim rëndësi familjes dhe ndërkohë brezat e rinj (fëmijët apo nipërit/mbesat) qëndrojnë gjithnjë e më pak pranë gjeneratës së vjetër.
Për një lumturi së të gjithë familjes, nuk duhet të harroni asnjëherë se është shumë domethënëse dhe e rëndësishme koha që kaloni së bashku. Kujdesi dhe vëmendja juaj është gjithçka për prindërit tuaj dhe për ju disa orë në javë të shpenzuara me ta apo disa minuta në telefon duhet të bëhen prioritet në jetë. Vetëm kështu do t’ju dhuroni atyre lumturi dhe jetëgjatësi!
Megjithëse ka nevojë për studime të mëtejshme për të kuptuar në mënyrë më gjithëpërfshirëse mekanizmin që ndikon në jetëgjatësinë e të moshuarve, këshillat që vijnë nga ky studimpër të kaluar më shumë kohë cilësore me prindërit janë shumë të vlefshme dhe të drejta për t’u vënë në zbatim.