A janë më inteligjentë njerëzit që harrojnë më shumë?

Të harrosh gjërat nuk është gjithmonë e keqe, përkundrazi, do të thotë që je më i zgjuar. Në fakt, një studim i Universitetit të Glasgow ka treguar se truri i atyre që harrojnë, funksionon më mirë se të tjerët.

Sinonim me inteligjencën

Të jesh me shumë detyra dhe të bësh gjëra të shumta në të njëjtën kohë është një avantazh, jo vetëm në punë, por edhe në jetën e përditshme, edhe nëse e gjithë kjo mund të mbingarkojë trurin me informacion. Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse harrojmë disa gjëra midis kaq shumë angazhimeve dhe detyrave, përkundrazi do të thotë që ne jemi më të zgjuar se mesatarja. Studiuesit hulumtues në Universitetin e Glasgow kanë arritur në përfundimin se të harrosh është po aq e rëndësishme sa të kujtosh dhe se truri i atyre që harrojnë funksionon më mirë sepse është i aftë të ruajë informacione më të dobishme dhe të marrë vendime përkatëse duke vepruar me më shumë vetëdije.

Pse funksionon më mirë?

Të harrosh gjërat dytësore do të thotë të lësh vend për të dhëna të reja dhe të kesh një tru më fleksibël, të aftë për t’u përshtatur me botën në ndryshim. Një nga funksionet e trurit është të na ndihmojë të reflektojmë dhe vlerësojmë të gjitha të mirat dhe të këqijat, në mënyrë që përvojat e kaluara të ndikojnë në vendimet e ardhshme. Sepse të kujtosh vetëm faktet thelbësore dhe të harrosh ato të panevojshme, ndihmon trurin të punojë më mirë.

Gjithmonë tru i ri dhe i aftë

Këtu janë disa këshilla praktike për të mbajtur një tru aktiv dhe të ri edhe në një moshë të pjekur, për të zvogëluar rrezikun e çrregullimeve mendore dhe për të përmirësuar funksionet njohëse:

• Ndiqni një dietë të bazuar në ushqime të pasura me omega 3 dhe 6 dhe vitaminë B12, të tilla si salmon, sardele, peshk me vaj, krustace, molusqe dhe arra (30 gram arra, bajame dhe lajthi në ditë)

• Praktikoni aktivitet fizik dhe stërvitni kujtesën tuaj me lexim dhe lojëra elektronike

• Kontrolloni vlerat e presionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe kolesterolit

• Garantoni një pushim prej të paktën 7-8 orë në natë.

• Shmangni mbipeshën.

Të gjithëve u ndodh të kujtojnë ngjarjet që kanë ndodhur vite më parë dhe të harrojnë gjërat e kryera pak minuta më parë. Pse? Informacioni i parë ruhet në kujtesën afatgjatë, një lloj arkivi ku njeriu ruan përvojat më të rëndësishme, ndërsa informacioni i dytë ruhet në kujtesën afatshkurtër, një kujtesë e përkohshme që ju lejon të mbani mend ngjarjet dhe informacionet për rreth 10 sekonda.

Add Your Comment